DITËN E HËNË “ONUFRI” NXJERR NË TREG LIBRIN E RI TË STUDIUESES BLERINA SUTA
Zbulohet një ekzemplar deri tash i panjohur i veprës “Doktrina e Kërshtenë” të përkthyer nga Pjetër Budi. Dhe jo vetëm ekzemplar i panjohur, por edhe më me interes: një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur.
Prof. REXHEP ISMAJLI PER BOTIMIN
Zonjën Blerina Suta në botën e letrave e kisha njohur më parë si studiuese të veprës së Gjergj Fishtës në raport me letërsinë kroate, apo si studiuese të aspekteve të caktuara të veprës poetike të Martin Camajt.
E kisha njohur po ashtu si përkthyese të zellshme të veprës poetike të Ali Podrimjes italisht apo në veprimtari të tjera që lidhen kryesisht me letërsinë dhe me mësimdhënien në Elbasan. Kisha krijuar përshtypjet më të mira për trajtimet e saj letrare me një kulturë të gjerë dhe me shumë zell për saktësinë e mendimit të shprehur dhe akribinë. E kisha vlerësuar përpjekjen e saj për të sjellë vështrime të reja për çështjet që tashmë ishin lexuar në ndonjë mënyrë.
Pas të gjitha këtyre përshtypjeve njëditëzaj më erdhi lajmi se z.Blerina Suta paskësh nisur hulumtim et e saj nëpër bibliotekat e Propaganda Fides dhe të Vatikanit, përgjithësisht nëpër bibliotekat dhe arkivat e Romës, ku tashmë jeton, për të gjetur gjurmë të shkrimeve shqipe dhe të autorëve të tyre nëpër ato kthina të errëta, të vizituara nga shumëkush, po ndoshta jo rrallë edhe ende të paprekura. Dhe pas këtij lajmi të gëzueshëm se me këto punë ajo paskësh nisur me një zbulim gjithsesi të pëlqyeshëm, me zbulimin e një ekzemplari deri tash të panjohur të veprës “Doktrina e Kërshtenë” të përkthyer nga Pjetër Budi.
Dhe jo vetëm ekzemplar i panjohur, por edhe më me interes: një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur.
Dhe shumë shpejt zonja Suta e bëri të njohur këtë zbulim në një konferencë shkencore. Pas kësaj unë pata rastin të takohesha me z. Suta në Tiranë pikërisht për të biseduar lidhur me këtë zbulim. Ajo pati mirësinë të më tregonte gjithë materialet që kishte në dispozicion,fotokopjet e fashikullit që nuk e njihnim të Doktrinës dhe tekstin studimor që kishte përgatitur ajo me këtë rast. Të gjitha materialet pata rastin t’i lexoja. Pastaj vazhduam diskutimet përmes internetit dhe më në fund ajo më dërgoi versionin shqip të punës së saj, këtë që po botohet tani.
Zonja Suta e ka të veten natyrën e hulumtueses, kërshërinë. Edhe me këtë rast ajo nuk u kënaq vetëm me zbulimin e ekzemplarit të veprës së Budit, po i hyri një studimi të gjerë të rrethanave të botimit dhe të punës së Budit me botuesin. Edhe më gjerë, ajo i hyri studimit të rrethanave të tjera të veprimtarisë së Budit. Gjerësia e formimit të saj kulturor e shtyri të hulumtonte lidhur me raportet eventuale të Budit me veprimtarët e ngjashëm te popujt përreth, ta zëmë, te kroatët. Dhe aty ajo hetoi mundësi përafrimesh me Kumulović-in, i cili kishte përkthyer kroatisht të njëjtën Doktrinë pak para Budit. Deri tani kemi nga ajo në këtë studim sugjerimet e mbështetura me dokumentacion për mundësinë e një kontakti të tillë. Për më tepër, ajo e ka studiuar veprimtarinë e Kumulović-it edhe në raport me hapësira të caktuara shqiptare dhe përgjithësisht ballkanike dhe mund të presim në këtë drejtim edhe më studime të saj dhe depërtime me interes në fushën e këtij kontakti kulturor e diçka më shumë.
Zonja Suta, natyrshëm, studiuese e letërsisë, në fillimet e saj,
megjithë kërshërinë që e karakterizon, kishte ndrojtjen për të dalë para publikut me studime të natyrës ngushtësisht filologjike të një periudhe me të cilën më herët nuk ishte marrë dhe as kishte marrë ndonjë formim të veçantë gjatë studimeve. Megjithë dilemat që ajo shtronte, që në të shumtën e rasteve janë dilema me të cilat ne që jemi marrë më gjatë me studime filologjike ndeshemi dhe rindeshemi vazhdimisht, më gëzoi fakti se me këto studime po merrej një studiuese me kulturë kaq të gjerë dhe me skrupula të atilla për punën që do të bëjë. Në studimet tona filologjike po vjen një hulumtuese shumë e zellshme, një studiuese e letërsisë me horizont të gjerë dhe një kërkuese e madhe nëpër arkivat dhe bibliotekat ende jo krejtësisht të vizituara për pjesën shqiptare që mund të kenë. Ajopo shkel në këto studime me një zbulim me interes në këtë përvjetor të Budit dhe me një studim që tashmë tregon diellandritas se në të ardhmen do të ketë çka t’u ofrojë këtyre studimeve.
Uroj që Zonja Suta të qëndrojë e durimshme në këto studime që vetëm frymëgjata mund të jenë, të hulumtojë sa më shumë nëpër bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit dhe të Romës dhe të na i paraqesë rezultatet e studimeve të saj. Jam i bindur se ato nuk do të jenë më pak satisfaksionsjellëse se studimet e deritashme vetëm letrare. Aspektet e natyrës të themi teknike filologjike do të jenë gjithnjë aty dhe me to ajo do të merret vazhdimisht dhe sërish, çka po ashtu paraqet një lloj kënaqësie në këtë punë.
SHËNIM I AUTORES BLERINA SUTA
Materialet e ketij punimi e paten burimin ne pergatitjen per punimet e Kuvendit albanologjik “l’Albania nell’archivio di Propaganda Fide”, te organizuar nga Universiteti Papnor Urbanian ne Romë, me 26–27 tetor te 2015-s.
Zbulimi i nje ekzemplari te ri te vepres se njohur te pjeter Budit, Dottrina christiana (1618), ne nje biblioteke te Romës, i ndryshem ne nje fashikull prej kopjes se njohur, entuziazmoi menjehere specialistet e fushes. nga ky kendveshtrim, pervoja e kerkimit te materialeve te tjera,
lidhur me figuren e Budit dhe te rrethanave te veprimtarise te tij, vazhdoi te ishte stimuluese profesionalisht dhe e pasur me shkembim idesh, sidomos nga pikepamja metodologjike, me specialiste, ne kuader te nevojes dhe te perpjekjeve qe po behen per pergatitjen e botimit kritik te vepres se Budit.
Kerkimet ne arkivat vatikane kane ndjekur burimet paresore, qe tashme njihen nga studiuesit e albanologjise, sic eshte vellimi vii i Illyrici sacri, ne te cilin gjendet dhe informacioni qe i takon Budit, “Petrus il episcopus sardensis et sappatensis xiv”. Verifikimi i dokumenteve te indeksit “garampi”, te arkivit Sekret te Vatikanit, deshmoi nje ndryshim te vendit ne te cilin ruhen keto dokumente.
Vec ketyre burimeve paresore, u thelluam ne punime bibliografike, qe trajtojne veprimtarine botuese te tipografive ne sherbim te Selise se Shenjte. Burime te paeksploruara deri me tani nga “Reverenda Camera Apostolica” na lejuan te rindertojme fazen e veprimtarise se Budit me 1621-1622, periudhe kur ai punonte ne kontakt te ngushte me shtepine botuese “Zanetti”, per botimin e veprave te tjera, Rituale Romanum dhe Speculum Confessionis. ne kete kuader, jemi munduar te rindertojme kronologjine e permiresimit dhe te zevendesimit te fashikullit te pare te vepres Dottrina Christiana (1618), para se autori t’ia dhuronte Bibliotekes Apostolike te Vatikanit (janar 1622).
Nga ana tjeter, per te qartesuar me mire kontekstin e veprimtarise se nje personazhi kompleks si Budi, ndoqem kanale te tjera kerkimore ne arkiva papnore, ku mundem te gjejme te dhena per Shqiperine dhe per kontekstin ballkanik, ne kuader te veprimtarise shkollarizuese te Selise se Shenjte, ne kapercyell te shekujve xvi–xvii, nepermjet perhapjes se “doktrines” ne gjuhet vulgare.
Ky punim, ku paraqesim keto te dhena te reja, si dhe materialin gjuhesor deri me tani te panjohur te fashikullit “a” te botimit origjinalte vepres Dottrina Christiana (1618), paraqet vetem nje faze te pare te kerkimeve, e cila mund te plotesohet ne te ardhmen me te dhena te reja.
Ështe detyrim i kendshem vetjak te shpreh falenderimet me te perzemerta per prof. Rexhep Ismajlin, qe pati fisnikerine te redaktojne transkriptimet e tekstit te Budit.
Nje falenderim shkon per prof. Matteo Mandala, i cili me ka inkurajuar gjate kerkimit dhe ka shoqeruar rezultatet e tij me keshilla te vyera metodologjike.
Falenderoj, gjithashtu, edhe prof. Ali Xhikun, i cili, si gjithmone,
nuk m’i kurseu as verejtjet dhe as ndihmen.(Pasqyre.al)