Nga Edmond Arizaj
Pushon thashe?! Vuan duhet te ishte. Per te thene turist nuk behet fjale. Eshte nje perleshje, nje zenke e perditshme mes injorantesh te zbritur nga katundet qe kane prane detin e dhuruar bujarisht nga Perendia, qe duan te rrjepin, te zhvatin, te kafshojne pa ofruar asgje, budallenj shqiptare qe pranojne te paguajne 50 euro nata per kater mure me nje kondicioner sa nje pakete cigaresh qe gjithsesi nuk punon se nuk ka tension. Ej budalla! 50 euro. Ti punon tre deri ne kater dite per aq leke. Ti kursen gjithe vitin per pak dite. Ti i rri shefit idiot urte e bute duke menduar se do te shlodhesh ato 10 dite. Si do te shlodhesh o budalla?! Sapo hyn tek hoteli ne jugun mrekulli, ke derdhur leket per ditet qe do te rrish (konvertimin e euros) pyet menjehere: ku eshte plazhi i hotelit? Vjen nje pergjigje si cekan nga kamarieri me ca veshe te shperveshur: Ja ore ku eshte plazhi, 5 mije leke jane sheslonget. Dhe var turinjte vesh shperveshuri, a thua kjo ishte pyetja para fundit te botes. Si mundesh te shplodhesh, kur shkon ne restorant me qejfin me te madh, prenoton ne orarin qe te pelqen, dhe nje numer jo i vogel hamesish, dhe kur vjen gjithe kenaqesi nga plazhi, gjen vendin e prenotuar te zene!!! Pse??? Nje tjeter kamarier dhembeqen vetem qesh si i zene duke vjedh domate? E sheh me trishtim me dhimbje kete idiot te diteve turistike shqiptare, por pse? Pse duhet te ndjesh dhimbje e trishtim per budallekun e ketyre idioteve qe vetem vjelin leke e euro pa ofruar as minimum. Sepse ti shkon ne mengjes heret te pish nje kafe, pasi ke shijuar detin, e theksoj te Perendise, dhe meqe eshte shume heret kerkon te ulet pak volumi i muzikes. Dhe nje tjeter kamarier turiderr e sycjap pergjigjet halldupce: Pse vetem ti je ne lokal?!?! A e kupton o shqiptar? Per te mos folur per te bertiturat, ushqimin skandal dhe te njetrajtshem, sherbimin qe nuk egziston as ne dhomat e atyre qe gabimisht quhen hotele, faturat qe te vijne me shkrim dore dhe qe ti sjellin ca turinj qe duket se i kane sjelle me zor. Duhen shume dite qe te shohesh nje surrat qe buzeqesh. O budalle! Ti paguan. Hedh leke. Paguan per muret ku rri. Paguan per cadren qe duhet ta kesh falas. Paguan per peshkun e rezervatit, paguan per sepjet tailandeze, paguan per karkalecin kinez (mos kujtonit se jane te fresket?!), paguan per pijet, paguan per ujin, paguan per cdo gje, madje ti paguan edhe per xhelin qe lyen leshte pronari i ca kashtoreve ku dallohet qarte se investimi i fundit eshte bere ne vitet kur turizmin e drejtonte Rita Marko. O budalla! Pse duhet te mundohesh kur duhet te pushosh. Ai qe paguan eshte MBRETI. Kete e dine shume mire matane te gjithe kufijve tane. Harxhoji ato leke ne Greqi, ne Turqi, ne Mal te Zi, ne Maqedoni. Po po. Une jam nje nga ata qe nuk kam folur kurre. Por pilafi jo uje qe s’mban me, po as vaj. Mos shkoni te pushoni ne jug. Budalla! Mos shko ne jug te Shqiperise. Kenaqesia e detit eshte vetem 30 minuta, terrori i sherbimit (cmimet sjane ne doren tende, zgjedhja po) zgjat per gjithe ditet. Braktise budalla, sepse po tallin bythen me ty prej kaq vitesh. Per sa kohe? Deri sa bregdetasit e jugut te Shqiperise te dalin ne rruge per te ofruar celesa shtepie si durrsaket. I keni pare durrsaket kohet e fundit? Ata qe u tundnin dikur zinxhirin ne turinj kosovareve e ua vinin cmimin e dhomes pa uje, pa drita pa asgje si rezidence Hiltoni. Tani dalin ne rruge dhe lusin cdo makine te kthehet te godinat (se hotele veshtire se mund te quash ndonje ne Shqiperine turistike) e tyre bosh. Mos shkoni me per pushime ne jug te Shqiperise, derisa pronaret budallenj te kuptojne se SJELLJA dhe SHERBIMI u rrisin te ardhurat dhe jo deti qe e ka falur Perendia. Mos shkoni me ne jugun e Shqiperise. Derisa qeverite shqiptare qendrore dhe lokale te tundin bythet e te kujtohen se kane qytetare qe duhet t’i mbrojne. Nese duhet dhene me koncension, jepni bregdetin e jugut, sepse vendalinjte jane injorante dhe nuk dine ta shfrytezojne. E nese jo, te pakten mos fusni cdo gje ne xhep, por fusni edhe ne buxhet, kontrrolloni nje ne tre lokale per faturat tatimore dhe do te plotesoni deficitin e gjithe Shqiperise. E mos beni guida dhe reklame turistike kur nuk ofrojme ASGJE sepse, kamarieret turiqene mund te sillen e te flasin harbuterisht me shqiptaret po me te huajt mbeten si guhake, sepse vetem aq dine, cobancen. Por shteti ka punen e tij. Ti shqiptar qe ke punuar nje vit per dhjete dite, hidhi leket atje ku te sherbejne si MBRET. Pra pusho jashte Shqiperise, aty ku te respektojne sepse PAGUAN. Ose maksimumi ne Pogradec. Ndryshe je budalla. Ti dhe gjithe te tjeret qe pranoni t’ju tallin, t’ju ofendojne, t’ju vjedhin dhe t’u qeshin ne fytyre, kur duhet t’u rrinin me dore ne zemer.
Ps: Kam shkruar shume pak (imagjinoni te nisja me eren e rropullive te peshkut ne Livadhet e Himares e te qenve te ngordhur ne Jale, kerkesen e cuditshme ne Porto Palermo: Mos u ulni dy veta se prishet xhezlongu … disa ele alumini me nje rrjete ne mes, qe kushtojne 3 mije leke copa, teksa u paguan 10 mije leke per dy ore per tu shtrire, etj si keto…) sepse telefoni eshte i vogel dhe te lodh. Shembujt nuk jane me te degjuar…
Shkruar më 2015