Auron Tare i është kthyer ashpër ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, duke i thënë publikisht se gjyqin për kalanë e Lezhës ministria e humbi sepse nuk çoi juristen në gjyq. Nga ana tjetër ai shprehet se ministria ka lënë vetëm të gjithë ata që janë në gjyq pse kanë mbrojtur kalanë e Lezhës.
Komenti i është bërë ministres në facebook, poshtë fotos ku ajo ka treguar rekursin mbi vendimin e gjyqit që i heq të drejtat ministrisë.
Znj.Ministre ndoshta ju nuk e dini por une, Arben Biçoku, Artan Lame, kemi 3 vjet ne gjyq per çështjen e Kalasë së Lezhës. Ndoshta nuk keni dijeni por së bashku me disa të tjere kemi bere nje protestë publike ne mbrojtje te Kalase se Lezhes perpara vitit 2013. Ne keto 3 vite ne gjyq eshte paraqitur vetem nje here juristja e Ministrise se Kultures duke qene se, Ministria e Kultures si ne, eshte paditur per çeshtjen e Kalase dhe eshte po ashtu si nje pale e interesuar ne mbrojtje te trashegimise se Lezhes. Personalisht ne betejen per mbrojtjen e Kalase nga realizimi i projekteve qe demtojne kete pjese te trashegimise wordpress tone jam ndjere i vetem, pasi asnjehere nuk kam pasur ne krah per te argumentuar me fakte se perse nuk duhet ndertuar ne Kalane e Lezhes edhe Ministrine Tuaj. Shpresoj se prej sot e tutje do te kemi edhe Ministrine e Kultures te pranishme ne gjyqin per mbrojtjen e Kalase ne mbeshtetje per te fituar edhe ne Apel betejen me ata qe kerkojne te rrenojne kete keshtjelle te moçme.