Ka dalë në qarkullim, botuar nga shtëpia botuese ONUFRI, novela më e fundit e autores Mira Meksi, Pa zemër në kraharor.
Është historia e rrëfyer nga vetë perëndia Eros. Është gracka që Erosi i ngre një piktoreje tridhjetëvjeçare, e cila ka pesë vjet që jeton për një dashuri të madhe.
Shkrumbimi i dashurisë, tradhtia e zemrës, zhgënjimi kozmik, e kthejnë vajzën në mohuesen e përbetuar të dashurisë dhe mishërimin e joshjes sensuale dhe erotizmit të pafre. Gjersa zemra e saj i sakrifikohet perëndisë së lashtë të Erosit të aztekëve.
Gjithçka ndodh në një skenar magjik viseve të Meksikës së lashtë dhe moderne, Ditën e të Vdekurve, brenda labirintit të qenieve fantastike, miteve, surrealizmit të Frida Kalho-s, dhe Dali-së, letërsisë së Carlos Fuentes-it, aromës dhe shijes së tropikut, dhe kohës qerthullore që ushqen një prozë aluçinante, nga më të arrirat e Mira Meksit.