Në Himarë një pushues që mendohet se është shtetas i huaj ka humbur jetën ndërsa lahej në det. Mendohet se personi, i seksit mashkull u godit në ujë nga një mjet lundrues, skaf apo motor uji.
Viktima u nxorr ende gjallë nga uji dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë. Dyshohet se nga goditja e motorit te ujit apo skafit, viktimes i eshte prere nje nga gjymtyret.
Në trup iu gjetën prerje të forta dhe shenjat e goditjes, por shkaqet e vdekjes mbeten ende te paverifikuara zyrtarisht nga policia.