Pse sytë e irlandezëve nuk ishin blu përpara epokës së Bronzit!

Sy të thellë blu dhe lëkura e çelët është një nga tiparet më dalluese të irlandezëve sot.

Por çehrja e keltëve nuk kishte mbërritur në Irlandë deri  në epokën e bronzit, rreth 4000 vjet më parë. Ky është zbulimi i shkencëtarëve, kur një mutacion i rrallë gjenetik u përhap me shpejtësi në mesin e popullsisë.
Deri atëherë, irlandezët ishin të ngjashëm me evropianët jugorë, ose njerëzit nga Lindja e Mesme, me sy të zi, flokë dhe çehre të errët.

“Ishte një valë e madhe e ndryshimit të gjenomit që përfshiu Europën nga  Deti i Zi dhe ne tani e dimë se kjo përfshiu gjithë rrugën deri në brigjet më perëndimore të ishullit, – thotë profesori i Popullsisë dhe Gjenetikës në Trinity College Dublin , Dan Bradley, i cili udhëhoqi studimin.

Një ekip i gjenetistëve nga Trinity College Dublin dhe arkeologët nga Queen’s University Belfast  ka renditur gjenet e para të gjetura nga njerëzit e lashtë irlandez, për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me origjinën e popullit të Irlandës dhe kulturën e tyre.

Ekipi  veçoi gjenomin e një gruaje ferme neolitike, e cila jetonte në afërsi të Belfast rreth 5.200 vjet më parë dhe atë të tre burrave nga një periudhë e mëvonshme, rreth 4000 vjet më parë në epokën e bronzit, pas futjes së përpunimit të metaleve.

Gjenomi tregoi dëshmi të qartë për migrimin masiv me origjinë që shkonte në Lindjen e Mesme, ku bujqësia u shpik, duke sugjeruar kështu se njerëzit kishin lëvizur fizikisht për të zhvilluar bujqësinë në Ishujt Britanik.
Gjenomët e Epokës së Bronzit janë të ndryshëm, ku rreth një e treta e prejardhjes së tyre vjen nga burimet e lashta nëpër Detin e Zi, duke sugjeruar kështu një migrim të dytë të madh që u zhvillua bashkë me kulturën, nga Epoka e Gurit në një botë ku metali ishte çelësi. ( J.H/ Pasqyre.al)

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *