Në zbulim të Komanit/Arkeologia Etleva Nallbani: Do të kthehet se s’bën në një site të rëndësishëm turistik

Arkeologia dhe studiuesja Etelva Nallbani është prej disa muajsh në vendbanimin e hershëm të Komanit, duke zbuluar ditë pas dite historinë dhe rrënojat e këtij vendi, dikur të rëndësishëm, e sot i mbuluar nga pluhuri i kohës.

E pyetur për Pasqyre. al mbi zbulimet e bëra në këto ditë të nxehta, Etleva thotë se “Sivjet është dëshmuar që Komani është qendër e rëndësishme ekleziastike që në fundin e antikitetit. Kisha e famshme peshkopale e identifikuar para dy vjetësh, me fron peshkopal, në fakt është ndërtim i hershëm që në shekullin e 8-të për të mos thënë që në shekullin e 6-të. Kemi zbuluar piktura murale me skenë baritore paleokristiane. Kisha ka pësuar ndryshime të shumta dhe është përdorur gjatë, ku në shek. 11-12 dekorohet me afresk dhe me dekor të pasur e të dendur të brendshëm. Ka një jetëgjatësi të jashtëzakonshme”, shprehet arkeologia e njohur, e cila duket se është paasionuar pas Komanit.

Sa i takon së ardhmes së Komanit si një vend i rëndësishëm turistik Etelva, thotë se për këtb s’ka dyshime fare.

“Komani do të kthehet se s’bën në një vend të rëndësishëm turistik, pasi së pari është shumë i rëndësishëm për historinë dhe ofron dëshmi të jashtëzakonshme për popullsinë mesjetare. arbërore. Institucionet duhet të koordinohen në një program të përbashkët dhe të udhëhiqen në këtë program nga bashkëdrejtuesit arkeologë të misionit. Nuk ka vlerësim trashëgimie pa mendimin profesional, i cili koncepton më mirë se askush si ka funksionuar shoqëria dhe se çfarë e si duhet transmetuar”, thotë Nallbani, e cila herë pas here ofron për ndjekësit e saj në rrjete sociale momente të rëndësishme të ditëve në zbulim të Komanit./Pasqyre.al

kisha

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *