Çorbë e pabesë me gjithçka brenda

Thomas Stearns Eliot 

“Në Amerikë, profesor;
Në Angli, gazetar;
Veç me ngulm dhe me zor
Do t’ju ecte po kaq mbarë.
Në Yorkshire, konferencier;
Në Londër, ca bankier,
Lëkura s’më ka pak vlerë.
Veç në Paris shkoj lëpij
Si spitullaq flok’t e zinj.
Në Gjermani, filozof
I flakur pas Ngadhënjimit
Në freskllëkun e alpinizmit;
Rend pa fund në kët’ dynja
Dhe përherë me tra-la-la.
Prej Damasku në Omaha
Do t’festoj sebepin tim
Tek një oaz në Afrikë
Me gëzof xhirafe veshur.

Përmendoren t’ma kenë ngritur
Brigjeve prush në Mozambik”.

Kjo mini-autobiografi satirike, në të cilën autori e parasheh veten të vdesi si Arthur Rimbaud në Afrikë, është e shkëputur nga përmbledhja “Poems” (1920)

Shqipërimi nga origjinali frëngjisht-Edon Qesari


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *