Gazeta prestigjioze britanike “Daily Mail” ka botuar një artikull i cili hedh dritë mbi pasurinë mararmendëse të Rexhep Taip Erdogan dhe gruas së tij të fiksuar pas blerjeve, Emine. “Presidenti 43 milionë eurosh në vit dhe gruaja e fiksuar pas shopping-ut.
Brenda pallatit 500 milionësh të mbytur në ar”, shrkuan Daili Mail, ndërsa nxjerr në pah dallimin mes pasurisë së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe jetën e të varfërve që përbëjnë 1/3 e popullsisë së vendit.
Përveç pasurisë së Erdogan flitet edhe për shpenzimet e frenuara të bashkëshortes së tij, të mbuluar- shoqëruar me foto ku ajo rrethohet nga luksi. “Ajo pretendon se bën një jetë ‘të thjeshtë dhe modeste’ duke respektuar në mënyrë strikte vlerat myslimane, teksa i kalon orët në kuzhinën e pallatit, duke fermentuar mollë. Ndërkohë që i shoqi i saj tiran, Presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka mbledhur një pasuri prej 170 milionë eurosh, me 3 pallate në Turqi, Emine, bashkëshortja e tij është e fiksuar pas shoppingut dhe nuk ka asnjë pasion tjetër përveçse të shpenzojë para”, shkruan prestigjiozja angleze.
“Jeta e Emine Erdogan është nga një avion privat, në tjetrin. Ajo bën udhëtime të panumërta për të shopping, ku pasioni i saj i veçantë janë veshjet firmato dhe antikuaret tepër të shtrenjta”.
Gazeta shënon se kjo ndodh në një kohë që të paktën 2 milionë persona jetojnë vetëm me 3 paund në ditë, teksa gruaja e presidentit shpenzon vetëm për çajin e saj special 1.900 euro për kilogram, shtuar kësaj faktin që e pi në filxhanë të larë në ar që kushtojnë 250 paund”.
“Shpenzim, shpenzim, shpenzim- nëna e katër fëmijëve ka një dashrui të mnadhe për udhëtimet e shoppingut në vendet më të njohura”- shkruan Daily Mail, duke shtuar se njëherë ka mbyllur një qendër tregtare ne Bruksel, ndërsa në VArshavë teksa shoqëronte Erdogan ka shpenzuar 37 mijë paund antikuare.
Teksa përshkruan pallatin Erdogan në kodrat e Ankarasë, Daily Mail shkruan se prona zë një sipërfaqe prej 4 milionë metrash katrorë dhe ka një vlerë prej 500 milionë paundësh vetëm për ndërtimin, pa llogaritur investimet Brenda, mobilimin dhe arredimet e shtrenjta. Në fund gazeta shkruan se ky stil jetese e shpreh qartë delirin e madhështisë dhe dëshirën për të sunduar”.
Kritikët e ndërtesës monstruoze kanë thënë se ajo është aq ekstravagante, se do ta kishte bërë diktatorin irakien Sadam Husein, i njohur për dashurinë e tij për arin dhe xhevahiret, të skuqej. Të tjerë e kanë përqeshur arkitekturën e pallatit duke thënë se ajo duket më shumë si stacion hekurudhor kinez se sa si një nga ndërtimet ish-perandorisë Osmane. Ndërsa vetë Erdogan, u është përgjigjur kritikave më fjalët, se ajo përmirëson imazhin e Turqisë në botë.
Sipas revistës “Forbes” 62-vjeçari kryeson listën e figurave më të paguara politike, me të ardhurat që shkojnë në 43 milionë paund. Pasuria e tij personale është e thënë të jetë më shumë se £ 139m, pasuri e fituar gjatë viteve nga investimet dhe aksionet. Ai gjithashtu zotëron disa restorante dhe një ekip futbolli, si edh e një markë të veten të vodkës. Me Erdoganin që tani forcon kontrollin e tij mbi vendin, pas grushtit të shtetit, kushtet për ata që janë në kufirin e varfërisë nuk kanë gjasa të përmirësohen. Dy në çdo tre fëmijë në Turqi jeton në varfëri sipas standardeve të Bashkimit Evropian, sipas një raporti të përgatitur nga Qendra e Universitetit “Bahçesehir” për Kërkime Ekonomike dhe Sociale./Pasqyre.al