Egjipti ekspozon papiruset 4.500 vjet të vjetra

Muzeu i Egjiptit në Kajro ka hapur ekspozitën me papiruset më të vjetra në këtë vend, që datojnë qysh para 4 mijë e 500 vjetësh, e në to paraqitet përditshmëria e ndërtuesve të piramidave, shkruan sot Koha Ditore.

Këto artefakte i takojnë periudhës së faraonit të dinastisë së katërt të Egjiptit të Lashtë, Kufu, i njohur edhe me emrin grek Keops, për nder të të cilit qe ndërtuar edhe Piramida e Madhe në Gizë, në formë mauzoleumi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *