Një vajzë shqiptare ka shpëtuar mrekullisht bashkë me familjen e saj,teksa ndodhej në Nice të Francës, aty ku ende nuk është bërë një bilanc i saktë i të vdekurëve. N.R ka postuar një video në Facebook ku shkruan se ka qenë mes të vdekurëve nga kamioni që iu drejtua turmës së njerëzve duke shkaktuar të paktën, sipas të dhënave të deritanishme mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur. Ajo shkruan se terroristët donin t’i vrisnin të gjithë.
Urojmë mos të ketë shqiptarë të lënduar në ngjarjen e rëndë,e cila sot ka shokuar dhe tronditur gjithë Europën dhe sigurinë e të gjithëve./ Pasqyre.al