Gjeneza e qytezës Ilire të Nivicës, zbulimet dhe një skicë e Edith Durham më 1905

Nga Agim Rusto 

Emri i hershëm i kesaj qyteze ilire, duke qenë se ka qenë i vetmi  vend  i  banuar  në  këtë  trevë brënda një kalaje, ka qenë  “Fortesa”. Ky emërtim krahas trashëgimise gojore brez pas brezi , është i dokumentuar nga fletorja zyrtare Nr 64 e vitit 1938, ku Parlamenti  Shqiptar i asaj kohe, me propozim të komunave përkatese (midis tyre dhe Komunës së Kurveleshit të asaj kohe), ndryshojë shumë emra fshatrash duke i emërtuar ata me emrin e hershëm të tyre. Në këtë fletore zyrtare emrat e fshatrave të Kurveleshit të Sipërm ndryshoheshin si më poshtë:

Nga  Gusmar   në…………..Gjysmar

Nga Lekdush   në……………Lekdush

Nga Nivice      në…………..Fortesё

Nga Rexhin      në…………..Rexhina

Nga Progonat   në………….Stёrgjysh

Pra sipas kësaj fletoreje zyrtare emri  Nivicë i u ndryshua nga Nivicë në “Fortesё”. Emër që nuk i rezistoi kohës duke u quajtur përsëri Nivicë.

Po emri Nivice nga e ka prejardhjen ?

A- .Sipas  studiuesit Italian Nicola Lupo, fjala Nivica nga  “arkeologjia  leksike” e ka prejardhjen nga fjala “Nevica”,  Nivica = Nevica. “Nevica” nga latinisht në shqip përkthehet “Dëbora”.

Ushtria romake në vitet 167 para eres së re një nga 70 kalatë  (kështjellat) që ndërtojë e rindërtojë , ka qenë edhe ajo e Nivicës, duke e  riemërtuan atë nga ForteseFortesa e Nivicës,  për  ta  dalluar  nga  kështjellat  e tjera,  që në latinisht përkthehet CastlleNevica ose Fortesa e Dëborës.

Veç kësaj dyndjet barbare të kohës e detyruan perandorin Bizantin Justinian  që rreth viteve 550-600 ta rindërtonte përsëri këtë fortese  gjë që përforcon prejardhjen e emrit Nivice nga latinishtja. Me kalimin e kohës kjo qyteze  shkurtimisht u quajt Nivica (Dëbora) duke mos e përdorur më emërtimin e saj të plotë Fortesa e Nivicës (Fortesa e Dëborës)

B- Krahina ku ndodhet kjo qyteze është vend malor (Kurveleshi i Sipërm) e në kohët e herëshme dëbora në këto vise qëndronte deri në 8 muaj të vitit e për shumë muaj të dimrit izolohej plotësisht. Këto kushte klimaterike justifikojnë plotësisht emërtimin e saj  si kështjella e dëborës.

Por lind pyetja: në këtë zonë jane 5 fshatra  dhe si mund të quhej dëbora vetem kjo qyteze? Edhe kjo pyetje e ka shpjegimin e saj.

Qyteza e Nivices eshte mbi 2400 vjeçar dhe sipas Dr.Prof. Skënder Anamalit në studimin e tij për zeusin rrufehedhës  nënvizon se lulëzimi i qytezës Ilire të Nivicës ka qenë në shekujt e III-I para eres së re, periudhe në të cilën në këtë trevë nuk ka pasur vend banim tjetër ( Nivica ështe i vetmi qytez-kështjellë në Kurveleshin e Sipërm), vendbanimet e tjera janë  shumë  më  të  vonëshme  gjë  që justifikon emrin  Nivicë   (Nevice=Deborë) të këtij vendbanimi.

Këto  arsyetime   hedhin  poshtë  shpegimin  e  bërë   në librin “ Nivica permes shekujve te historise ” botim të vitit 1971 ku prejardhjen e emrit Nivicë e mbeshtesin nga sërbo-kroatishtja  (Sllavishtja)  që  do të thotë “arë e vogël” ne ane te lumit. Dhe nga viti 1971 e në vazhdim është  trajtuar  si  e  mirëqënë  e deri dhe te botimi i “Enciklopedise së Kurveleshit”  të  vitit  2010 ,  me   përjashtim te  librit  “Nivica përtej historisë së njohur” me autor z.Irfan Ceka që është i pari që hedh poshtë prejardhjen e emrit Nivicë nga sllavishtja. (Pavaresisht se jemi tё mendimeve ndryshe).

Jam  kundër prejardhjes nga sllavishtja dhe mendoj se emri që ka sot kjo ish Qyteze Ilire e ka prejardhjen nga latinishtja për këto arsye:

-Prejardhja e emrit Nivice nga sllavishtja hidhet poshtë  edhe për  faktin që dyndjet sllave kanë qënë shumë më të vonëshme nga ato romake, por problemi qëndron  se emërtimi i fshatit ka mbrapashtesën -icë- që në përgjithësi përdoret në gjuhën sllave si dhe gjatë dyndjeve sllave në vendin tonë shumë emra u kthyen në sllavisht . Edhe në këtë vendbanim  shumica e emra të maleve përrenjve etj janë me origjinë sllave si Këndrevicë, Trushnicë, Zaberdi, Çorovode etj si e tille është menduar që dhe prejardhja e emrit Nivice vjen nga sllavishtja që do te thotë “are e vogel” ne ate te lumit, emërtim që është pranuar deri vonë.

Pёr tё vёrtetuar qё emri Nivicё me prejardhje nga Sёrbo Kroatishtja pёrkthehet nё shqip si : arё e vogёl nё anё tё lumit po e ilustrojmё me foto fushёn e quajtur Nivicё mbi Urёn e Dragotit, fshat nё Tepelenё. Emёrtim i cili i pёrshtatet totalisht emёrtimit Nivicё nё gjuhёn sllavo-kroatishte, sepse ёshtё njё fushёz e vogёl nё anё tё lumit tё Vjosёs.

Fusha e Nivicёs nё fshatin Dragot – Tepelenё 

-Po tё krahasohet emёrtimi i kёsaj fushe me emrin Nivicё te kesaj qyteze atёhere bindesh se emri Nivicё nё kёtё rast nuk e ka prejardhjen nga sllavishtja  pasi  vendodhja e saj eshte në krahinën malore të Kurveleshit në rrëzë të malit të Këndrevicës 2122 m mali më i lartë i Shqiperise jug-perёndimore, dhe nuk pёrputhet fare me kuptimin e fjalёs Nivicё nga Sёrbo-Kroatishtja.

Këndrevica 2.122 m i lartë

Por  mbrapashtesa -icë- ka pasur  dhe të mirën e saj sepse  duke  qenë  mbrapashtesë e gjuhës sllave kesaj qyteze nuk  ju  ndryshua  emri  ashtu si u ndryshuan emërtimet e tjera në këtë krahinë gjate dyndjeve sllave. Pra të gjitha këto argumente hedhin poshtë idenë  që emërtimi i këtij fshati nuk është nga sllavishtja por nga latinishte e konretisht  Nivica duke e quajtur këtë qytez-kështjelle La Nevica Castello (Fortesa e Dëborës).

Pra prejardhja dhe metamorfoza e emërtimit të kesaj qytezei ka qenë:

Para pushtimit Romak…..Fortese

Gjatё pushtimit Romak….Castella Nivica (Fortesa e Dёborёs) 

Pas Pushtimit Romak ……Nivica (Dëbora) 

Ne vitin 1937 ……………..Fortesa

Mbas vitit 1937……………Nivica (Dëbora)

 

Nivica kufizohet me 9 fshatra të rrethit të Tepelenës: Progonatin,  Rexhinin, Gusmarin, Lekdushin, Bënçën, Salarinë, Dukaj, Veliqotin e Dhëmblanin dhe me 1 fshat te  rrethit tëVlorës : Vërmik. Per nga siperfaqja ky fshat eshte rreth 105 km2 dhe ёshtё fshati me siperfaqe mё tё madhe se çdo fshat tjetёr i kёsaj krahine.

Banorët e kesaj qyteze kanë një prejardhje shumë të lashtë.  Sipas  Fransua  Pouquevile  (Pukevil)   në  librin  e tij “Udhetime  ne Greqi”, vëllimi i I-rë faqe 173  këtu ka banuar  fisi  ILIR  i  Amantëve. Në Nivicë  Ilirët  në shekujt e IV-II  para  erës  së  re ndërtuan  një  kala. Pra gjeneza e qytezes se   Nivicës rezulton të jete  rreth shek të IV-te p.eres se re. Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb ku është e pa mundur ti afrohesh, në një kryqëzim strategjik rrugësh. Këtu kalon rruga e Salarisë, Kuçit, Bënçës dhe e Vërmikut.

Në studimin e Prof. Dok. Skënder Anamalit lidhur me prejardhjen e “Zeusit rrufehedhës të Nivices”  thuhet se ”ky objekt datohet të jetë  derdhur rreth shekujve të III-Ipara e. re. Nga   gjetjet   e  tjera si  monedha    amante  e  epirote  e fragmente  qeramike  del  se  kjo  ka  qënë  koha  e  lulëzimittë qytezës  ilire  në  Nivicë  të  Kurveleshit  per rrjedhim  krijimi i saj ka  qene para shek te III-I  para erës se re d.m.th rreth shekujve të IV-II p.erës se re.

Pozicioni strategjik dhe kalaja që u ndërtua në atë kohë, bëri që ky vend-banim të ishte  “ Qëndra  e dytë e banimit me rëndësi  e fisit Ilir të Amantëve“ – (Pouquevile). Kjo kala u rindërtua për herë te parë  nga romakët rreth viteve 167 para erës së re. Rindërtimi i dytë i saj u bë në  kohën  e perandorisë Bizantine, perandori Justinianrindërtoje krahas kalave  të tjera edhe kalanë e Nivicës e cila nga dyndjet dhe luftrat e zhvilluara në atë kohë ishte rrënuar plotësisht.   Në shekujt e VI  dhe VII-të të erës sonë, kjo kala është rindërtuar  përsëri  gjatë  dyndjeve  sllave dhe  rindertimi i katërt dhe i fundit i kësaj kalaje është bërë nga turqit  gjatë  sundimit  të  tyre  në  vendin  tonë  që  vërtetohet  dhe  me  fermanin e  portës së lartë drejtuar sanxhak beut të Delvinës të vitit 1606 që trajtohet në kapitullin e luftës për liri e mbijetesë. Rënojat e kësaj kalaje ndodhen në një shkëmb të thepisur  rrethuar nga humnera, me lartësi 80-100 m. Kjo kala nga  tre  anë  ka një mbrojtje natyrale nga këto humnera, ndërsa vetëm  nga  perëndimi  është  e  mbrojtur  nga  një mur guri me gjeresi mbi një metër. Në anën lindore të saj dallohet një shteg pothuajse   shkallore   që   zbret  në  lumë  nëpërmjet  një  porte  të  çarë  në shkëmb. Ky shteg pothuajse vertikal lidh kalanë me lumin e këtij fshati  si  dhe  me  dy  mullinj  bloje  që funksiononin në atë kohë. Me sa duket ky ishte i vetmi shteg i furnizimit të kalasë në raste rrethimesh.

Pamje te mbetjeve te kalase

Kjo kala për nga lashtësia si dhe ndërtimi ka ngatëruar edhe  disa  dijetare  të  cilet  përpiqeshin  të lokalizonin  qytetin antik  Amantian. Përpjekjen e parë, për të lokalizuar Amantian, e gjejmë në veprën e Pukёvilit, në të cilën ai përshkruan udhёtimet e tij. Sipas tij, rrёnojat e Amantisё, gjenden pranё fshatit Nivicё tё Kurveleshit ku kishte “ njё akropol  me mure ciklopike, me restaurime me tё vona, midis tё cilave copa shtyllash e mbishkrime” . Pukёvili, për të argumentuar lokalizimin e Amantise në Nivicë, ka sjelle dëshmine e Ps. Skylaksit dhe Tabelën Peutingeriane.

François Pouqueville: “Udhëtime Epir dhe Shqipëri” (ne vitin 1806) ai shkruan:

“Pranë Nivitza Malisiotes, (Nivitza të maleve,) në rrjedhën e Suchista, janë parë rrenojat e Amantias së lashtë; i largët, sipas Scylax, 320 stades greke apo tridhjetë e dy kilometra nga Apollonia. Kjo hapësirë është e njejte me rrugën e tashme; për nga mbetjet e atij qyteti, deri në Voioussa për fluksin e Suchista, është një distancë prej tetëmbëdhjetë milje; dhe që andej katërmbëdhjetë kilometra përgjatë lumit fundit të arrijë deri në Nivitza apo Amantia”.

 I një mendje me Pukëvilin ka qenë edhe William Martin Leake, edhe ky vizitojë rrënojat e kësaj kalaje në vitet 1804-1805 dhe pa atje mbeturinat e qytetit të lashtë të Amantiasë. Për të provuar se në Nivicë duhet kerkuar Amantia, ai radhiste të dhënat e gjeografëve e të itinerareve antike, duke shtuar edhe ngjarjet nga lufta civile midis Cezarit e Pompeut.

– William Martin Leake: “Udhëtime në Shqipërinë e Jugut”, shkruan:

Dhjetor 31. – Rruga  nga Tepelena në  Nívitza [Nivica] Tepelenё kalon përgjatë lumit Bantza [Bënçës], përmes një zgavre në vargmalin e  e Gribes, nga e cila zbret lumi. Me lart vjen Pregonáti [Progonati],  i  vendosur  në  krye  të  luginës   së    Sútzista [Shushicës], i  cili zbret në Nívitza, dhe bashkohet me Viósen në rrafshnaltën e Apolonise…………Nga të gjitha keto unë mund të mësoj, qytetet më të konsiderueshme helene në këtë pjesë të vendit qe ishin në Grádista dhe Nívitza. Nëse kjo e fundit ishte Amantia, unë vështirë se mund të dyshoj nga dëshmia e fortë e autorëve të lashtë, ishte ndoshta Bylisin, apo Bullis, për Byllis, Amantia dhe Apollonia ishin tre qytete kryesore në afërsi të Gjirit të Aulona”.

 Vendosja e qytetit ilir Amantia, ne rrënojat e Nivices, sipas Pukëvilit e Likut, u pranua edhe nga studiues të tjerë të shek. XIX, të cilët u morën me gjeografinë antike.  Amantine e vendosen në Nivicë edhe numismatët e parë, që studiuan monedhat e këtij qyteti. Kështu bëri edhe Tomasheku në Enciklopedinë Pauly-Visova, në artikullin Amantia.

Nivica mbeti si vend i mundshëm i Amantisë ende për një kohë derisa në këtë krahinë të Ilirise së Jugut, nuk u zbuluan rrënoja qytetesh të tjere të lashtë. Kundër këtij lokalizimi doli H. Kiperti. Ai e lokalizoi Amantinë në luginën e lumit Shushicë, diku afër fshatit Brataj.

Henry Holland ne librin e tij: “Udhëtim  në zotërimet e Ali Pashës (1812-1813) shkruan:

“Bentza, lumi që i bashkohet Viosa në Tepelenë, rritet  midis  maleve të larta në perëndim të këtij vendi, dhe rrjedh nëpër një luginë shumë të thellë e kontraktuar nga shkëmbinjtë ne lartësi të madhe, të cilat shfaqin një shtresëzim të bukur të gëlqerorëve kompozimin e tyre. Fshati i Bentza ka një situatë të jashtëzakonshme në këmbët  e  këtyre  shkëmbinjtë, dy ose tri kilometra më lart Tepelenës. Disa kilometra më larte deri në luginën, dhe gjithashtu në një pozitë shumë të njëjte është qyteti i Nivitza [Nivica], që përmban më shumë se 600 shtëpi. Në këtë vend ka rrënoja të konsiderueshme që nga përshkrimi, unë gjykoj për strukturën Cyclopian, dhe që i përkasin një nga qytetet më të lashta Chaonian”.

 Në  të  vërtete, simbas  zbulimeve të  më vonëshme, kjo kala nuk ishte  qyteti antik i Amantias (i zbuluar më vonë në fshatin Ploçe të Vlores) por Kalaja e qytezës Ilire të Nivicës. Lashtësinë  e  këtij  fshati  veç  kalasë e vërtetojnë  edhe elementët arkeologjike të gjetur këtu Sipas Revistës Arkeolo-gjike “ILIRIA” Nr 1 të vitit 1984, faqe 115116, botim i Akademise  së  Shkencave,  në artikullin e  Prof. dr. Skënder  Anamalit: Nje  figurë bronzi  nga  Nivica  e  Kurveleshit “ thuhet tekstualisht :

Në vitin 1978, në fshatin Nivicë të Kurveleshit, në vëndin e quajtur Plodë u gjet një figure e vogël bronzi. Figura është 8 cm e lartë dhe e thyer në të dy këmbët . Ajo  paraqet  një  mashkull lakuriq me pamje kërcënuese. Bie në sy, edhe pse i dhënë pa shumë hollësira, trupi muskulor . Në pëllëmbën e dorës  së  djathtë ka   një   vrimë  të   rrumbullaktë  e  cila  shërbente   për  të mbajtur një atribut që ka humbur. Duke e parë në tërësi këtë figurë bronzi nuk është e vështirë të kuptohet që kemi përpara  Zeusin rrufehedhës. Analogjitë më të afërta do t′i gjejmë tek figurat  e  Zeusit të Dodonës. Një figurë e ngjashme me permasa më të mëdha  dhe me një nivel të mirë artistik, është  gjetur  edhe në Apoloni, figura  e Zeusit te Nivices nuk  është një prodhim  me  vlera artistike të dukshme dhe kohësisht më i vonë  se  ekzemplaret  e Dodonës  të  Apolonisë.

Zeusi  Rrufehedhës 

 Mënyra si  prodhim me vlera artistike të dukshme dhe  kohësisht  më i vone se ekzemplaret  e   Dodonës   të  Apolonisë.

Mënyra  si  është  derdhur kjo  figure ,  tiparet e përgjithshme  të  saj   na  shtynë  të   mendojmë  se  kemi  të bejme me nje prodhim të punishteve  të  Amantias, territorit  të së cilës i takon edhe vendgjetja e saj, Nivica e Kurveleshit.

Duke  u nisur nga  këto të  dhëna figura mund të datohet në shekujt III-I para e. re. Nga gjetje të tjera, monedha amante e epirote e fragmente qeramike del se kjo ka qënë koha e lulëzimit të qytezës ilire në Nivicë të Kurveleshit.  

 Ndër elementet e tjerë arkeologjik të gjetur në këtë fshat  jane  dhe figura  në  bronx e një shqiponje, si dhe amfora, kupa, pjata, skifosa, tjegulla, stoli dhe objekte të  tjera,  të cilat datohen në të njëtën periudhë me Zeusin rrufehedhës.

Shqiponjat ne bronx 

 “ Shqiponja  në  bronx” është një ndër zbulimet e tjera të bëra gjatë gërmimeve  arkeologjike  në  Nivicë të Kurveleshit.

Ky  objekt  ë  ka  lartësinë  8 cm, gjërësine  e krahëve të hapura 10 cm dhe peshon afro 250 gr”.

Ne menyre kronologjike dijetaret  dhe studiuesit qe kane vizituar Nivicen kane qene:

-I pari qe e ka vizituar kete kala ka qene Gjeografi i degjuar Skilaçi para eres re, te cilin e citon edhe Pukëvili ne vitin 1806.

–  Fransua Pukëvili në fillim të shek.te XVIII,

–  M.Leak׳s në vitet 1804-1805.

–  Holland në vitin 1819.

–  Mary Edith Durham në vitin 1905, e cila ishte mysafire e kryeplakut të fshatit Nivicë. Për këtë  vizitë z. Mary Edith Durham ka bërë edhe një skicë për shtëpinë e K/Plakut të këtij fshati.

–  N.G.L. Hammond në vitin 1930.

Sipas Prof. Dr. Valter Shtylla Nivica përbën “një kompleks me vlera të trashëgimisë kulturore, një vendbanim ilir me një vazhdimësi të pandërprerë jetese gjatë Mesjetës, në periudhën osmane e deri më sot”.

Konstatimin e Prof.Dr. Valter Shtylla e forcon  më shumë gjetjet që po bëhen nga shumë persona të ndryshëm në trevën  e  këtij  fshati , siç  psh  në  vitin  2010  po  në  vendin e quajtur Plodë, ku është gjetur i famshmi Zeusi Rrufe hedhës, si një vathi flori si dhe mbi 20 copë monedha argjendi e bronxi. Forma private e gjetjes së tyre bën të mundur që shume objekte te pa përsëritëshme para historike nuk do tu gjëndet adresa.

Le të shërbeje ky konstatim si një thirrje për organet përkatëse Arkeologjike të vendit tonë si në rang qarku apo dhe Republike për kryerjen se më shpejt të punimeve të mirëfillta arkeologjike në këtë fshat  ndryshe do të jetë shumë vonë e me pasoja të pa riparushne për detyren e këtyre organeve në dëm te historisë së këtij fshati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *