Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka uruar nënkampionen e Europës në garën e 3000 metrave që u zhvillua në Amsterdam.
Në profilin e saj në Facebook, Kodheli thotë se një pjesëtare e FA sapo është shpallur nënkampione e Evropës.
“Një pjesëtare e FA sapo është shpallur nënkampione e Evropës. Luiza Gega, argjend dhe rekord kombëtar në 3000 m në European Athletics Championships në Amsterdam. Kush më shumë se një atlete e tillë dhe një pjesëtare e FA mund të meritojë më shumë të mbajë flamurin kombëtar në Rio 2016”, ka shkruar ministrja Kodheli.