Ka qenë një bisedë për filmin “The wind will Carry Us”, të cilin Abbas Kiarostami sapo e kishte përfunduar së xhiruari në korrik të vitit 2000, plot 16 vite më parë. Intervista gjendet sot në “filmcomment.com” dhe është një nga ato biseda, që të bëjnë të dashurohesh me personazhin, edhe në mos prej tij s’ke parë asgjë dhe për të nuk di asgjë; aty shënohet fillesa e një ‘dashurie’ e destinuar të mbetet platonike, por e thellë siç janë dashuritë për mendjet frymëzuese. Kiarostami, ka qenë një ndër ata artistë që mund ti dashuroje përmes punës së tyre, përmes fjalëve që lexoje të kishin thënë, përmes filmave që shihje pa e parë atë, por njëherësh duke e parë në çdo ‘frame’, skenë, pauzë, gjendje heshtje, ku nuk thuhet asgjë, por ku ti merr gjithçka. Në atë intervistë të vitit 2010, i pyetur nga gazetari për filmin e tij të fundit “Era do të na mbajë”, regjisori i njohur Iranian Abbas Kiarostami thotë “Nuk e kam parë ende. E kam parë si teknik për një vit, por jam ende shumë afër me të, në atë mënyrë që nuk mund ta gjykoj. Një prej atyre që e ka parë më ka thënë se është një film rreth shpirtrave, për njerëzit që kanë ikur, të cilët nuk ekzistojnë- përshembull, burri që gërmon ose gruaja e vjetër që po vdes. Ne nuk i shohim jetët e tyre. Siç e thatë edhe ju, filmi ka një esencë fizike në të, që është njëherësh edhe edhe jofizike, edhe shpirtërore. Ne nuk i shohim disa personazhe, por ne i ndjejmë ata. Kjo tregon se ka një mundësi që të jesh pa qenë. Ky është boshti i filmit, mendoj”.
Mandej, gazetari i kërkon t’ia zhvillojë me tej këtë temë. “Si mund të jesh pa qenë” e pyet, ndërsa Kiarostami thotë se “në këtë lloj filmi, ne si shikues, mund të krijojmë në bazë të përvojës sonë, ato gjëra që nuk i shohim, që nuk janë të dukshme. Janë në këtë film 11 njerëz që nuk duken (që nuk shihen). Në fund ju e dini se nuk i keni parë, por ju e ndjeni se e dini kush qenë ata dhe pse qenë”. Regjisori sqaron se donte të krijonte një kinema që tregon pa shfaqur. “Është ndryshe nga shumë filma në kohët tona, që nuk janë literalisht pornografik, por që në esencë wordpress janë pornografikë, sepse shfaqin aq shumë sa që të rrëmbejnë mundësinë që ne ti imagjinojmë vetë. Qëllimi im është të jap mundësinë për të krijuar sa më shumë të jetë e mundur me mendjet tona përmes krijimit ose imagjinatës. Unë dua të nxjerr informacionin e e fshehur që është brenda dikujt/disave e që mbase ai, dikush ose ju, as nuk e di që gjendet brenda tij”. Më tej Abbbas, kujton një shprehje në gjuhën persiane për dike që po kërkon me intenistet diçka, shprehje e cila thotë: “Ai kishte dy sy dhe huazoi edhe dy të tjerë”. Ata të dy që huazoi janë ata që unë dua të kap- sytë që do të huazohen nga shikuesi për të parë jashtë skenës që po vëzhgon. Për të parë çfarë është aty e që njëherësh nuk është aty”.
Abbas Kiarostami u nda nga jeta dje në një spital në Francë ku kishte shkuar nga Irani për kurim. Artist i njohur e fitues i “Palmës së Artë” të Kanës, ai ka mundur të shquhet ne Perëndim edhe pse kish lindur në Iran. Filmat e tij si “Close-Up”, “Where Is the Friend’s Home”, “And Life Goes On”, “Through the Olive Trees”- njohur si triologji,iI kanë dhënë shumë emirt të tij, ndërsa si kryevepra të Abbas Kiarostamit njihen “Shija e qershisë” dhe “Era do na mbajë” që në anglisht janë: “Taste of Cherry” e “The wind will Carry Us”.
Vetë Kiarostami thoshte se po ndjek gjurmët e Hou Hsiao, Tarkovskyt, Fellinit, Thea Angelopoulos, veçse në fund shtonte se arti dhe kinemaja duhet të na nxjerrin ne nga gjendja e përditshme, duhet të na çojnë në një gjendje tjetër. Vetë ai, mundi të bëjë në disa filma.
(Përgatiti për pasqyrë.al en.ho.)