Çfarë na thotë “Hermafroditi që fle” për artin, seksin e shijen e mirë

Nga DANIEL McDERMON/ New York Times

Fashitja e kufijve të identitetit duket modern, por ambiguiteti ka rrënjë antike. Gjinia dhe identiteti seksual janë ‘temë dite’ tani, ndërsa diskutohen se në cilin tualet duhet të hyjnë transeksualët pas rastit të Caitlyn Jenner.
Për ata që janë mësuar ta ndajnë botën në femra e meshkuj, kjo mënyrë e re të menduarit duket e re.
Por, sigurisht këto kompleksitete janë po aq të vjetra sa njerëzimi. Një vizitë në ekspozitën “Pergamon and the Hellenistic Kingdoms of the Ancient World” në Muzeun e artit Metropolitan në New York tregon sesa mund të habitemi.
Ky ekspozim veprash që nga koha e Perandorisë Romake na dërgon në një pikë tjetër. Më 2016, përqafimi/ a pranimi i ambiguitetit të gjinisë ose të identitetit seksual mund të jetë shenjë e një mendjeje të hapur. Edhe në këtë, qytetërimet antike, ishin para nesh.
Ndërsa i afroheni kësaj skulpture, nga larg ju mund të mendoni se do të shihni Venusin. Por ana e përparme tregon diçka të papritur, një surprizë që duket edhe si shaka për pritshmëritë e e publikut.
Në Romën perandorake, skulpturat si kjo mbushnin shtëpitë dhe kopshtet e të pasurve, thotë Carlos Picón, kurator i artit grek e romak në “Met”. Ato shiheshin si treguese të shijes së mirë dhe besohet se ka pasur me qindra të tilla sepse të paktën 9 kopje të “Hermafroditit që fle” kanë mbijetuar.
Kjo është marrë nga Muzeu Kombëtar në Romë dhe daton në shekullin e II pas Krishtit. Si të tjerat besohet se është kopje e një modeli më të hershëm grek në bronz që ka humbur. Për romakët evokimi i kulturës greke ishte një tjetër shenjë e(shijes së) mirë.
Por do të ishte gabim të interpretonim popullaritetin e këtyre veprave si shenjë tolerance, thotë Picon. Lindja e njerëzve me ‘dy sekse’ shihej si gjë e keqe, ata që lindnin me dy gjenitale, zakonisht vriteshin./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *