Për dashurinë e gjuhëve (të vdekura)

Cili është thelbi i studimit të një gjuhe, kur ajo është zhdukur e gjitha nga bota jonë?
Nga Rachel Baxter*
Cili është virtyti në studimin e një gjuhe që nuk është më e gjallë? Latinishtja është zhdukur, gjurmët e saj mund t’i gjejmë në fjalë me prejardhje prej saj që ne i përdorim, disa gjenden në në rrënjet indoeuropiane të anglishtes. Greqishtja – të paktën shkronjat – ende jetojnë në formulat matematikore dhe në ekuacionet kimike, por ende duken pa vend; si të marrësh kafshët e egra t’i fusësh në kuti qelqi e përreth të vësh bimë artificiale.
Unë kam studiuar latinisht për gjashtë vite dhe greqisht prej dy vitesh. Dëshifrimi i këtyre gjuhëve ishte frustrues dhe rraskapitës në kohë, por unë më parë do të humbisja në latinisht sesa në anglisht. Lexoj Cezarin, Ciceronin, Virgjilin, disa prej të cilëve i kisha lexuar në gjuhën angleze, por për mua nuk kishin të njëjtin kuptim siç kanë t’i lexosh në original dhe t’ua nxjerrësh vetë kuptimin.
Në greqisht, kam luftuar përmes Herodotit dhe jam penguar vetë në vargjet e Safos. Shumë shpejt kam zbuluar se unë i përkas më shumë klasikëve sesa gjuhës që kam folur dhe lexuar çdo ditë. Kam shkruar poezi dhe prozë duke përdorur mësimet teorike të klasikëve dhe jam fiksuar me me ἅπαξ λεγόμενον (hapax legomenon, kur një fjalë është thënë vetëm një herë në histori dhe kurrë më), duke pyetur se çfarë ka humbur në kohë.
Të vetmet dialogje që kam pasur, kanë qenë me profesorë të vjetër e të ‘pluhurosur’ në komentime përkthimesh apo me disa njerëz të cilët janë gjithashtu duke studiuar për të marrë një diplomë klasike si unë. Pse po ia bëja këtë vetes sime? Vetëm për të vënë ‘një kurorë dafine’ mbi kokën time në ditën e diplomimit? Përse po e studioja një koncept që praktikisht nuk kishte më asnjë përdorim (me përjashtim të ndoshta një rezultati pak më të lartë)? Pse nuk mora në studim spanishten apo italishten? Pra, në fund të vitit këto pyetje u bënë të përditshme.
Përdorimi i një gjuhe të vdekur duket afër zeros nga larg, veçanërisht në një botë ku presioni për të vënë çdo gjë për arsimin në përdorim efikas është i pranishëm. Megjithatë, unë besoj se klasikët janë të dobishëm. Unë nuk po them se të gjithë duhet të studiojnë klasikët e të ndjekin një karrierë nnë latinisht apo greqisht (por çfarë bote do ishte po të jetojenë të). Unë po them vetëm të ndiqen një a dy kurse.
Mendoj se të gjithë duhet të studiojnë latinishten dhe greqishten e vjetër, edhe nëse kjo do të thotë një kthim i gjatë dhe i vështirë nga varri. Të gjithë duhet ta gjejnë kuptimin e tyre.
“Odyssey”- Në shqip nga Pasqyrë.al/ Ndalohet rreptësisht kopjimi  i këtij artikulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *