“El tenor de Albania”, që magjepsi botën e operës

Saimir Pirgu, tenori i Shqipërisë; ky është kryetitulli që i ka dedikuar revista prestigjioze spanjolle për operën, Opera Actual, tenorit shqiptar. Pirgu do të jetë ylli i faqes së parë të revistës ndërkombëtare të operës për muajin korrik-gusht 2016.

Kjo revistë i ka kushtuar tenorit shqiptar me famë botërore një artikull të plotë, qysh nga fillimet e tij në skenën e Barcelonës e deri në kthimin e tij në ditët e sotme.

“Në mars të vitit 2012, tenori shqiptar Saimir Pirgu debutoi për publikun e Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, në një Bohemë të paharrueshme. Pasi ka kënduar në gjysmë të botës, në korrik u rikthye në skenën tonë. Tani është shumë më i pjekur, por gjithmonë mbart një freski skenike që të magjeps”, shkruan revista prestigjioze për Saimir Pirgun.

Pirgu ka publikuar këtë vit albumin e tij të fundit si solist, të titulluar “Il mio canto libero”./dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *