Dy shpërthime të njëpasnjëshme dhe të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit.
Rreth 28 persona kane humbur jeten ndersa ka shume te lenduar.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë regjistruar dy shpërthime në ambientet e aeroportit, ndërsa të shtënat me armë janë dëgjuar në parking.
Po ashtu, ministri i Brendshëm turk pohoi se bëhet fjalë për dy sulme kamikaze.
Po ashtu, nga shpërthimet ka dëme të shumta materiale. Qytetarët e shumtë në aeroport janë bërë edhe reporterët e parë. Ata kanë postuar foto dhe video pak caste pas shpërthimit, ku tregohet kaosi në aeroport, njerëz të shtrirë në tokë, të tjerë që vrapojnë si dhe dëmtime të shumta.
Duke marrë shkas nga kjo situatë, janë pezulluar të gjitha fluturimet drejt Stambollit, ndërsa deri tani nuk raportohet se në aeroport ndodhej ndonjë shtetas shqiptar.
RAMA NE STAMBOLL
Ndërsa Stambolli është tronditur nga sulmet kamikaze Ministria Shqiptare e Punëve të Jashtme bëri me dije se pak caste pas shpërthimit në këtë aeroport është ulur edhe një avion ku udhëtonte një delegacion shqiptar, mes tyre kryeministri Edi Rama dhe wordpress ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Rama u nis drejt Turqisë për një vizitë zyrtare, menjeherë pas aktivitetit të pasdites për Shëndetësine, organizuar në Tiranë. Konfirmohet zyrtarisht se delegacioni shqiptar ka mbërritur shëndoshë e mirë në aeroportin e Stambollit.
Sakaq, Ministria e Jashtme shqiptare konfirmon se deri në këto momente nuk ka asnjë të dhenë për shtetas të tjerë shqiptarë të plagosur.
RAMA: GJITHÇKA OK
Fill pas ngjarjes së rëndë, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Rama ka bërë të ditur se gjithçka është në rregull. Ai falënderoi ndër të tjera për mesazhet e shumta të dërguar për të pyetur mbi situatën. “Me vjen shume keq për shqetësimin e krijuar dhe shume faleminderit per mesazhet e panumerta. Gjithçka ok neser vizita zyrtare ne Ankara.”, tha Rama.
(Balkanweb)