Nisma/ Një pirg librash në urë? Shpërndani libra, jo selfie

Një pirg librash në urë? Shpërndani libra, jo selfie!

BBC shkruan sot për një projekt të veçantë të një artisti. Bëhet fjalë për artistin Shaheryar Malik I cili ka filluar të lërë libra në zona të njohura të botës, në mënyrë që të përçojë një ide mjaftë të rëndësishme: fuqinë e leximit!

FOTO(Credit: Eëa Headley)
Më herët këtë vit, artisti Shaheryar Malik ishte gati të postonte një selfie nga Ura e Bruklinit, kur I erdhi një mendim i dytë. Ai donte të ndante diçka të ndryshme me botën.
Malik mendoi për rëndësinë e mediave sociale dhe kuptoi që donte të lidhej me njerëzit në një mënyrë më kuptimplotë. Projekti i “Reading” lindi kështu. Ai filloi duke lënë pirgje libraash të tij në vende të njohura në Neë York City me një kartë që përmban udhëzime të thjeshta brenda secilit: merrni një libër, lexojeni atë dhe ndani mendimet tuaja me artistin me email.
“Oxhaqet’ e librave mund të shihen edhe si vepër arti, por ato janë edhe proces i shpërndarjes(së asaj që ke). Ndryshe nga shumë nga gjërat që ne ndajmë sot, atij i pëlqen ta mbajë projektin larg. Për të mbajtur projektin “pastër”, ai nuk kthehet ti shohë më grumbujt e librave. Kur ai i lë pas ata, preferon emailin si të vetmen mënyrë që të mësojë se çfarë ndodh me librat. Projekti kka përfshirë tani atë dhe botën përfshirë Londrën ku ka takuar edhe BBC-në..
“Shpresoj që [njerëzit] ti marrin ata, shpresoj t’i lexojnë dhe të ma thonë këtë. Dhe edhe në qoftë se ata nuk më tregojnë mua, vetëm shpresoj që të lexojnë librin”.
Shaheryar Malik ka marrë mesazhe nga njerëz në më shumë se 30 vende të botës. Për Maliku, librat janë “të pakuptimtë dhe të pajetë” nëse mbledhin pluhur në një raft dhe nuk lexohen përsëri. Ai synon ta vazhdojë projektin për disa kohë, ndërsa një vizitë në Brazil shihet në axhendën e tij.
Mbi të gjitha ai do ‘lidhjen’ që të japin librat me të huajt në të gjithë globin, diçka që Instagram nuk do të mund të arrijë.
Mesazhi është i qartë: shpërndani libra, jo selfie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *