Pak ironi nga Lutfi Dervishi: Në Britani s’ka profesionistë!

Lutfi Dervishi analist dhe profesor i njohur nuk ka harruar të përdor ironinë e tij mbi atë çfarë po ndodh në Britani. Ai thotë se tashmë Mbretëria e Bashkuar ka vende të lira për punë, por s’ka më profesionistë, duke vendosur në një kontekst të largët shprehjen e famshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama se “Në Shqipëri mungojnë porfesionistët, jo vendet e punës”.

Statusi i plotë i Lutfi Dervishit:

Vendi i kryeministrit të Britanisë bosh!
Vendi i liderit të opozitës në Britani bosh!
Vendi komisionerit për tregjet financiare në BE bosh!
Vendi i trajnerit të Anglisë bosh!
Vende pune ka. Mungojnë profesionistët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *