Kur myslimanët sulmuan Spanjën dhe vunë nën kontroll gadishullin Iberik, ata sollën me vete kulturën e arsimimit dhe tolerancës, si dhe ndikimet arkitektonike dhe të kulinarisë. Çka ishte
më e dukshme, Spanja myslimane qe rajoni i parë i Evropës, ku të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët jetonin krah për krah njëri-tjetrit, pa konflikte domethënëse fetare.
Pas rënies së Perandorisë Romake, qytetërimi evropian pësoi një periudhë konfliktuale dhe pasigurie, që e ngadalësoi për qindra vjet ritmin e progresit shkencor dhe kulturor. Lindja e Mesme nuk pësoi një fatkeqësi të tillë, prandaj kur forcat myslimane hynë në Spanjë në vitin 711 të Erës Sonë, kultura që ata sollën qe në thelb e ndryshme nga ajo mbi të cilën sunduan. Universitetet islamike do të shërbenin si bazë për qendrat e mëvonshme të të mësuarit, si Universitetet e Oksfordit dhe Kembrixhit, dhe shumë nga letërsia dhe mësimet e grekëve të lashtë u rrikthyen në Evropë nëpërmjet pushtimit mysliman.
Ky pushtimi solli ndërkaq të lashta të reja në Evropë si patëllxhani dhe specat, por edhe instrumente të reja muzikore si kitara. Arkitektura myslimane ndikoi shumë në ndërtimet spanjolle gjatë asaj periudhe, dhe për shumë shekuj më pas. Prodhimi i tekstilit në Lindjen e Mesme u ri-fut edhe në Evropë, ndërsa tregtia nëpërmjet karvaneve arabe në mbarë rajonin, përhapi kultivimin e erëzave dhe mallrave ekzotike në të gjithë kontinentin./bota.al