MEMORIET E TRUPIT
BISEDE ME ARTISTIN ANRI SALA
Art House ka ftuar në një bisedë artistin Anri Sala.
Anri Sala eshte nje nder artistet me te vleresuar te skenes nderkombetare te artit. Eshte hera e pare qe ai vjen ne Shqiperi per te prezantuar para publikut nje grup punimesh qe ka krijuar gjate veprimtarise se tij artistike dhe per te diskutuar mbi motivet qe e shtyjne ne krijimtarine e tij.
Sala ka lindur ne Tirane ne vitin 1974. Aktualisht jeton dhe punon ne Berlin. Nder ekspozitat personale mund te veçojme: 2016 New Museum, New York “Anri Sala: Answer Me”. 2014 Haus der Kunst “The present moment”, Munich, Gjermani. 2013 La Biennale di Venezia ku ka perfaqsuar Francen me “ Ravel Ravel Unravel”, 2011 Museé d’Art Contemporain Montreal, Quebec, Kanada. 2005 Fondazione Nico- la Trussardi “Long Sorrow” Milano, Itali.
Nder ekspozitat e shumta koletive mund te permendim: 2015 “ 12th Havana Bien- nial” Havana; 2014 Fondazione Prada “Art or Sound” Venezia, Itali; 2013 The National Museum of Modern Art “ Reading Cinema, finding works: Art after Marcel Broodthaers” Kyoto, Japoni; 2011 National Museum of Contemporary Art “Art of Communication” Seoul, Kore; 2010 Jeu de Paume “ Faux Amis / An Ephemeral, Video Library” Paris, France; 2007 Museé National d’Art Moderne, Centre Pompidou “Airs de Paris” Paris, France.
Eshte fitues i disa çmimeve si: 2014 The Vincent Award 2014, The Hague, The Netherlandas; 2001 La Biennale di Venezia “Young Artist Prize” Venezia, Italia.
Biseda
Ne biseden e tij ne Art House ai do te perqendrohet në interesin për gjestin, shprehitë koreografike dhe lëvizjet trupore. Gjatë prezantimit, do të shfaqen pjesë nga punët e tij: Intervista, Nocturnes, Uomoduomo, Naturalmystic, Time after Time, Long Sorrow, 1395 Days without Red, Ravel Ravel dhe Unravel.
Për bisedën e tij në Art House vetë artisti shkruan:
“Ne krijimtarine time kam ndeshur nje interes te veçante per gjestin, qofte kur ai shfaqet si reagim fizik ndaj nje situate apo rrethane imediate, apo si nje element komunikues – ndonese jo gjuhesor apo verbal – nepermjet te cilit trupi “mban mend” dhe kultivon nje aftesi te veçante per te kujtuar nje periudhe te caktuar ne kohe. Trupi misheron nepermjet gjestit, levizjeve apo shprehive te tij koreografike memorien e tij, duke percjelle te shkuaren, impaktin, mbresat dhe gjurmet e saj ne te tashmen. Ne kete kuptim gjestet jane gjurme te se shkuares, te cilat nuk jane prezervuar nga proçese natyrore sikurse fosilet apo gjetjet arkeologjike, por nga aftesia e qenies sociale nepermjet trupit te saj per te kujtuar dhe mos harruar.
Natyra e ketyre gjesteve, shprehive koreografike apo levizje trupore merr nje kuptim edhe me te plote ne situata tranzicioni kur zhvillime politike apo sociale provokojne nje thyerje ne besim apo ideologji, duke nxjerre nga binaret shtyllat e botekuptimit (common-sense) te shoqerise dhe nderprere rrjedhen familjare te gjerave apo sistemin ekzistues te vlerave. Duke tejkaluar limitet e gjuhes, trupi i individit dhe i shoqerise gjen nepermjet gjesteve, levizjeve dhe shprehive koreografike, aftesine qe te proçedoje, memorizoje dhe kaperceje keto momente thyerjesh, peshtjellimi politik dhe çrregullimi social, duke krijuar rruge alternative per te trasheguar historine e vet”
Takimi do te zhvillohet me date 7 korrik ne ora 19 ne Art House, Rruga At Shtjefen Gjeçovi, 15, Shkoder.