Julian Femohuesi ishte një perandor romak që erdhi në pushtet në vitin 361. Ndonëse kristianizmi po fitonte shumë terren, Juliani jo vetëm e hodhi poshtë besimin e krishterë, por edhe zhvilloi një lloj lufte jo të dhunshme kundër tij. Ai shkroi vëllime të tërë për kulturën heleniste dhe fenë, e konsideronte veten kreun e paganizmit, kryente flijime kafshësh, si dhe i emëronte zyrtarët bazuar në besimet e tyre pagane. Ai financoi madje edhe rindërtimin e tempujve hebrenj në Jeruzalem – jo sepse i pëlqenin hebrenjtë, por sepse urrente të krishterët. AI u përpoq gjithashtu të nxisë një rilindje të Orakullit të Delfit, jo vetëm duke i shpallur të lirë nga taksimi, por edhe duke u dërguar rregullisht financime si dhe duke nxjerrë urdhëra që zona në fjalë ishte nën mbrojtjen e tij. Ai dërgoi gjithashtu një prej doktorëve të tij, Oribasin, që të mbikëqyrte financat e tyre dhe të konsultohej me priftëreshën e Delfit. Pavarësisht gjithë pëprjekjeve të Julianit, profecia do të ishte e fundit që do të jepte ndonjëherë orakulli. Pitia, priftëresha e Delfit, parashikoi rënien e saj si dhe jo vetëm fundin e një orakulli, por edhe fundin e ndikimit të zotave të vjetër.
Juliani vdiq pasi sundoi për vetëm 20 muaj. Ai u vra teksa ikte nga një fushëbetejë, në atë që sot është Bagdadi. Askush nuk e di se kush e lëshoi shigjetën që e vrau, dhe përpjekjet e tij për rivendosjen e zotave të vjetër nuk patën impakt kohëgjatë./bota.al