Në Galanë e madhe të Festivalit Ndërkombëtar “Della danza e delle danze”, që do të mbahet me 25 qershor, do bëhet edhe dorëzimi i çmimit “Lo schiaccanoci d’oro” i cili këtë vit shkon në Tiranë në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor për kontributin në dedikimin e këtij teatri në zhvillimin e artit dhe baletit në veçanti
Ne datat 23 deri me 25 qershor në Romë të Italisë do të mbahet festivali ndërkombëtar “Della danza e delle danze”, festival ky i cili do të mirëpresë performanca të shkëlqyera dhe artistë e personazhe nga më të spikaturit në fushën e baletit. Në edicionin e tij të dytë ky festival ka mbledhur disa figura të njohura të Shqipërisë, si Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani, ndërsa e ftuar speciale e këtij festivali është Carla Fracci emër i njohur në fushën e baletit.
Ndërsa Teatri Kombëtar i Operës e Baletit dhe Ansamblit Popullor në këtë festival do të sjellë dy performanca ku përfshihet baleti modern dhe wordpress ai klasik, të interpretuara nga Trupa e baletit të TKOBAP. E krejt për fund, në galanë e madhe e cila do të mbahet me 25 qershor, do të dorëzohet çmimi “Lo schiaccanoci d’oro” për Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor për kontributin dhe dedikimin e këtij teatri në zhvillimin e artit dhe baletit në veçanti./KultPlus.com/f.n/