Prestigjiozja Indipendent në një artikull të muajit dhjetor bën thirrje për shpëtimin e liqenit më të vjetër të Europës, atij të Ohrit.
“Liqeni i Ohrit: liqeni më i vjetër në Europë i kërcënuar nga plazhet turistike dhe shtëpitë luksoze” titullohet artikulli në fjalë.
Gazeta kujton se Liqeni është pasuri botërore e UNESCO-s dhe në të gjenden 350 specie të rralla.
Kryebashkiaku i Ohrit, Nikola Bakraceski, ka bërë publike planet për tharjen e tij dhe ndërtimin e disa shtëpive luksoze.
Ndërkohë kundër këtij projekti ka dalë edhe Dr Christian Albrecht, nga Universiteti i Giessen-it në Gjermani. Për “New scientist” ai ka thënë se “Liqeni i Ohrit është një Graal i shenjtë për të gjithë biologët. Jam vërtet i shqetësuar për të ardhmen e specieve të tij”. ( Pasqyre.al)