Fotot e dhimbshme/ Jeta në bordellot e rrethuara me mure nga qyteti

Bangladeshi është një nga vendet e pakta muslimane në botë ku prostitucioni është i ligjshëm. Bordelloja Kandapara në Tangail është më e vjetra dhe e dyta më e madhe në vend. Ajo ka ekzistuar për rreth 200 vjet. Bordeloja u shemb në vitin 2014, por është ngritur përsëri me ndihmën e disa OJQ-ve lokale. Shumë nga gratë kanë lindur aty, janë rritur aty dhe nuk kishin se ku të shkonin, kur ajo u shemb.

Mbështetësit e bordellos besojnë se puna e seksit është gjithashtu një punë – dhe se këto gra nuk duan të bëjnë diçka tjetër. Gratë vetë demonstruan për të drejtat e tyre të punës dhe në fund të vitit 2014,  Shoqata Kombëtare e të Drejtave  të Grave, bindi Gjykatën e Lartë se dëbimi i punëtoreve të seksit ishte një veprim i paligjshëm. Punëtoret e seksit shpejt u kthyen në shtëpitë e tyre.

Sot zona e bordellove është e rrethuar nga një mur. Në rrugët e ngushta, ka stalla ushqimi, dyqane çaji dhe shitës rruge. Bordello është një vend me rregullat e veta dhe hierarkitë e pushtetit, të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga pjesa tjetër e shoqërisë. Për shembull, brenda bordellove, gratë janë të dobëta por edhe të fuqishme. Faza më e vunderabël është kur një punëtore e re seksi hyn në bordello. Ajo quhet një vajzë me garanci dhe mosha e tyre zakonisht është 12 deri në 14 vjeç.

Këto vajza vijnë nga familje të varfra dhe shpesh janë viktima të trafikimit. Ata nuk kanë liri apo të drejta. Ato i përkasin një zonje, kanë borxhe dhe nuk lejohen të dalin jashtë, ose të mbajnë paratë e tyre. Kur ato  munden të paguajnë të gjitha borxhet e tyre, për të cilat zakonisht duhet një kohë nga një deri në pesë vjet, ato bëhen punëtore të pavarura seksi. Pastaj, këto gra  mund të refuzojnë klientë dhe munden të mbajnë paratë e tyre. Në momentin që një grua ka paguar borxhet e saj, ajo është e lirë të largohet nga bordello. Por, këto gra janë të stigmatizuara nga shoqëria jashtë “shtëpive” të tyre dhe në këtë mënyrë shpesh zgjedhin të qëndrojnë dhe të vazhdojnë të punojnë si prostituta duke ndihmuar kështu familjet e tyre me lekë./Pasqyre.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *