Është e mrekullueshme, por është drejt degradimit!
Murale magjepsëse, një arkitekturë e veçantë dhe gjendet në Korçë. Është arkitekti dhe restauratori Kliti Kallamata që jep alarmin si më poshtë:
Nje banese perfaqesuese per arkitekturen e Korces dhe ndoshta unikale ne te gjithe Shqiperine. E kam propozuar per tu shpallur “monument Kulture” ne vitin 1988, por u refuzua sepse ishte “banese e borgjezise”. E perserita propozimin ne vitin 2002, por perseri u refuzua. Qysh atehere banesa ka pesuar vetem degradim. Ne Korce ka pasur shume banesa me interiere te pikturuara, por kjo ketu ka stadin me te 0larte te dekorimit artistik. Keto shembuj po zhduken dita-dites. Le te shpresojme se kjo do te restaurohet.