Një scenarist hollivudian, fitues i çmimit Oskar, ka rënë dakord për të punuar në një film biografik për Jalaluddin al-Rumi-n, poetin e shekullit të 13-të.
David Franzoni, i cili ka shkruar skenarin e ‘Gladiator’ në vitin 2000 dhe producenti Stephen Joel Brown, kanë deklaruar për “The Guardian” se po përgatiten për një film për Rumin, në mnëyrë që edhe të kundërshtojnë idenë se se nuk ka karaktere myslimane në kinemanë perëndimore. Edhe për të thyer këtë paragjykim, do të bëhet një film që ekranizon jetën e dijetarit të madh Sufi.
Ata shpresojnë që të fillojnë xhirimin e filmit vitin e ardhshëm. Franzoni dhe Brown kanë qenë në Stamboll javën e kaluar për t’u takuar me ekspertë dhe njohës të Rumit dhe kanë vizituar edhe mauzoleun mistik në Konia. Meqënëse është hedhur ideja që personazhin e Rumit ta interoretojë Leo Di Caprio, menjëherë janë ngjallur debate.
Njerëzit në mediat sociale kanë dalë kundër dhe po e shprehin pakënaqësinë e tyre me hashtagun #RumiNukIshteIBardhë.
Poeti i shekullit 13-të, i cili besohet të ketë lindur në periferinë lindore të perandorisë perse, një zonë që sot është në Afganistan, është jashtëzakonisht popullor si brenda dhe jashtë botës myslimane.
Një version libër xhepi i shkrimeve të tij e bëri atë poetin më të shitur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2014./Pasqyre.al