Megjithëse më së shumti i njohur si autoritet në fushën e arkeologjisë, Arthur Evans ushqeu gjithashtu një interes të ndezur për historinë e Shqipërisë. Dija e tij e thellë në fushën e studimeve ilirike dhe botkuptimi i sofistikuar mbi rrënjët e lashta të rajonit ndikuan dhe perceptimin e tij mbi realitetin kompleks politiko-kulturor të Ballkanit të shekullit të XIX. Kësisoj arkeologu dhe studiuesi i njohur përftoi edhe cilësitë e nje guide sa serioze aq argetuese brenda kësaj paradigme.
Në të perënduar të shekullit të XIX cështje të identitetit kombëtar përbënin shqetësimin kryesor për shqiptarët. Në këtë kontekst, Albanian Letters hedh dritë mbi mënyrën sesi vetëdija që shqiptarët formësuan mbi identitetin e tyre kombëtar u ndikua në mënyre vendimtare prej ndodhive të kohës, të cilat po ashtu merren hollësisht në shqyrtim ne brendësi të tekstit.
Arthur Evans lindi më 1851 dhe ndoqi studimet pranë Harrow School, Brasenose College, Oxford dhe Universitetit të Gottingen-it. Ai është kryesisht i njohur për punën e tij në Knossos të Kretës, të cilën e identifikon si djepin e qytetërimit lulëzues ‘Minoan’. Evans gjithashtu ushqente interes të theksuar për arkeologjinë dhe historikun e gadishullit ballkanik, dhe gjatë 1880-ës udhëtoi gjerësisht në rajon në rolin e reporterit për Manchester Guardian. Prej 1884 në 1908 mbuloi rolin e përgjegjësit dhe kuratorit të Ashmolean Museum në Oxford. Ndër librat e tij të shumtë mund të përmenden Pallati i Minos-it, Scripta Minos, Sllavët e Adriatikut dhe Rruga tokësore drejt Kostandinopojës dhe Ilirisë antike.
Botimit i Albanian Letters parashikohet për datën 30 korrik.