Për të dytin vit radhazi u mbajt në Tiranë festivali i filmit dokumentar, Docu Tiff. Për një javë nga 1-8 qershor publiku u njoh me prodhimet më të mira të dokumentarit, duke kulmuar me mbrëmjen e ndarjes së çmimeve më 8 qershor në ambjentet e Muzeut Kombëtar. Ishte filmi dokumentar i regjisores Rokhsareh Ghaemmaghami, e cila trajtonte dramën e shitjes së vajzave të vogla afgane për martesë. Sonita preku zemrat e publikut që mundi të ndjente rrugëtimin e saj të vështirë në një botë, ku femra nuk ka të drejtë për asgjë veçse të bindet.
Më poshtë lista e fituesve dhe motivimi i jurisë për çmimet përkatëse.
BEST FEATURE DOCUMENTARY
Sonita by Rokhsareh Ghaemmaghami | 2015 | Germany, Switzerland, Iran
“Sonita” eshte nje histori e fuqishme, e treguar mrekullueshem . Vete filmi dhe menyra se si jane te zhvilluara rrethanat dhe gjithcka kalon ne jeten e saj protagonistja , na j tregon jo vetem per menyren e mbijeteses ne nje shoqeri ne periudhe lufte do te thote : qe sjell tek ne nje kuptim emocional per te dhe gjithashtu nje pamje te qarte te bagazhit kulturor te jetes ne Afganistan dhe Iran . Por ajo c’fare ishte per ty vleresuar ishte perfshirja personale e regjizorit , me ndjeshmeri delikate , Rokhsareh Ghaemmaghami drejto dy historite dhe Soniten e re , me te gjithe ne , drejt ne nje rruge te dhimbshme por cliruese . Nese eshte e vertete qe nje nderhyrje ” e fshehte ” mund ta shkaterronte filmin , sinqeriteti i regjizores qe nuk e fsheh perfshirjen e saj , ben qe kjo pune te jete mjaft interesante dhe na shtyn ne qe te mendojme per marredhenien e komplikuar midis regjizoreve te dokumentareve dhe temes se filmit.
INTERNET VOTE
See You in the Morning by Alma Zekollari | 2014 | Greece, Albania
AUDIENCE CHOICE AWARD
Mr. Gaga by Tomer Heymann | 2015 | Israel, Sweden, Germany, Netherlands
MEDIA AWARD
The Russian Woodpecker by Chad Gracia | 2015 | Ukraine, UK, USA, Finland
Juria e medias vendosi ne menyre unanime te vlersoj me cmim ” Qukapikin Rus ” si nje prodhim i cili mbart brenda kerkimin e vashdueshem per te verteten . Ne nje shoqeri e cila po shkon vazhdimisht drejt perplasjeve te reja , ky dokumentar nxjerr ne pah rendesine qe ka historia ne keto konflikte te heshtura dhe jep shembullin e nje investigimi te thelle , jo vetem artistik . Filmi eshte nje homazh per te verteten dhe hap nje vizion te ri te raporteve te kerkimit historik. Dhe nje shembull se media vashdon te jete pararoja qe nderton raporte te reja.
BEST FRAME
Shoulder the Lion by Erinnisse and Patryk Rebisz | 2015 | USA, France, Ireland
Cinematography: Patryk Rebisz
Gjëja qe parë që shohim menjëhere ne këtë fotografi, është pikërisht ajo që nuk duket… barriera mes nesh dhe subjektit. Fotografia ka një tension të nevojshëm qe ta bëjë atë të funksionojë përtej kontekstit nga i cili është shkëputur. Kështu, kjo barrierë imagjinare por e qartë në kompozimin e fotografisë nëpërmjet presionit shtytës të subjektit dhe një lojë mjaft të mire dritëhijesh, bëhet motiv që natyrshëm në këtë mënyrë vëmëndja të spostohet në një plan onirik, imagjinar, si të ndodhemi pra në një ëndërr. “Fotografia nuk duhet të tregojë, duhet të sugjerojë” – thoshte Ferdinando Scianna. Pra le të hyjme pak, një cast në lojën e saj, le te marrim për pak dyshimin provokues te imazhit, për të vërtetë: Po sikur për shembull, realiteti të ndodhet në anën tjetër te planit tonë imagjinar..? Në një botë kështu të të përmbysur, subjekti i fotografisë do perceptonte limitet e botës tonë. Paradokset e një shoqërie që shtyn në trajektorë pafund komunikimi dhe krijon, në të kundërt, vetem vetmi dhe individualitet. Gjithkujt prej nesh kjo fotografi do i sugjerojë dicka. Natyrisht kjo gjë është ndoshta më e vështirë për ata që kanë parë filmin, një film që vlen për tu përmendur ne këtë aspekt për fotografinë e tij mjaft të arrirë dhe moderne. Ishte nje konkurs mjaft i vështirë ku besoj të tre ne patëm shansin të eksperimentonim edhe një herë që nëse është e vërtetë qe filmi është 24 fotografi në sekondë, në të kundërt, fotografia asnjeherë nuk ka për qellim të dokumentojë realitetin, përkundrazi synon të dokumentojë konditat humane nëpermjet vizionit dhe imagjinatës së një autori.
BEST DEBUT FILM
Wild Flower by Fathia Bazi | 2016 | Netherlands
Per ndjeshmerine e autorit duke na prezantuar nje burrneshe dhe per veshtrimin e saj objektiv mbi boten e karakterit.
BEST IN ALBANIAN DOCUMENTARY
There Was a Time by Donjetë Berisha | 2015 | Albania
Filmi ishte ndertuar ne nje baze te forte vizuale. U impresionuam nga thjeshtesia e filmit dhe subjekti qe regjizorja prezanton ne nje menyre sensitive. Ne na duhen diskutime i temave shqetesuese ne filma , sic eshte dhuna ndaj grave , dhe te promovojme keshtu barazine gjinore , dhe ” There was a time ” eshte nje film i tille .
SPECIAL MENTION
My Grandmother by Jurgen Agushi | 2014 | Albania
Per dashurine midis shteteve dhe njerzve, sidomos per Shqiperine.
Someone knocks… by Zhejniva Garo | 2015 | Albania |
Per te treguar se sa emocional dhe te pambrojtur jane qeniet njerezore ne nje kendveshtrim te larte kinematografik.
BEST BALKAN FILM
Rotten by Mehmet Selcuk Bilge | 2015 | Turkey
Per kurajon qe te perballosh temat e ndjeshme dhe tregimet e forta permes imazhave te fuqishme.
BEST EUROPEAN SHORT
Minor Border by Lisbeth Kovacic | 2015 | Austria |
Cmimi për filmin më të mirë evropian i shkon filmit Austrian MINOR BORDER nga Lisbeth Kovacic. Një reflektim i fuqishëm kinematografik për kufijtë të kaluar dhe të tashëm dhe një përdorim i rrallë i ndjeshëm i muzikës i bën këto mendime – të kthyera – në imazhe filmin më të mirë evropian në këtë festival.
BEST SHORT DOCUMENTARY
Eye for an Eye by Steve Bache, Mahyar Goudarzi, Louise Peter | 2016 | Germany
Cmimi për filmin më të mirë të shkurtër i shkon filmit EYE FOR AN EYE nga Steve Bache, Mahyar Goudarzi dhe Lousie Peter, studentë të Filmakademie Baden-Württemberg në Gjermani. Një portret i ekzekutuar me mjeshtëri në animacion i një vrasësi dhe krimit të tij të tmerrshëm, filmi tregon një motivim të mendjes së marrë dhe pasojat e aktit të çmendur të vrasjes.
SPECIAL MENTION
The Reflection of Power by Mihai Grecu | 2015 | France
Filmit THE REFLECTION OF POWER nga Mihai Grecu i jepet mirënjohje speciale për një paraqitje mrekullisht freskuese të peizazhit urban të Koresë Veriore totalitare dhe monumenteve të tij të deluzionit, si dhe fundit të qartë që regjisori me aq guxim parashikon.
BEST MIDDLE LENGTH DOCUMENTARY
End of the World by Monika Pawluczuk | 2015 | Poland
Cmimi për filmin më të mire të metrazhit të mesëm i shkon filmit END OF THE WORLD nga Monika Pawluczuk nga Polonia. Një natë në qytetin e Lodz, parë me sytë dhe veshët e një moderatori të radios, një zyrtari të thirrjeve emergjente dhe një shofer taksie, na bëri voayeur të një gjendje shpirtërore të qytetarit të vetmuar dhe çnjerëzuar të qytetit të madh.
BEST EUROPEN FEATURE DOCUMENTARY
Exotica, Erotica, Etc. by Evangelia Kranioti | 2015 | France, Greece, Finland
SPECIAL MENTION for cinematography
Exotica, Erotica, Etc. by Evangelia Kranioti | 2015 | France, Greece, Finland
“Erotica, Exotica etj “eshte vizualisht brilant. Eshte poetik, i menjehershem dhe emocionuese dhe e gjitha kjo fale punes se madhe kinematografike te regjizores Evangelia Kranioti. Eshte definitivisht surprizuese te shikosh nje pune te mrekullueshme me kameran ne nje dokumentar : perzgjedhja nga juria per fotografine me te mire nuk mund te ishte me e merituar se ky dokumentar . ”