Gazeta italiane “Il Corriere della sera” në një artikull në rubrikën “Viaggio”(Udhëtime). “Plazhet ende të paprekura, ushqim të mirë dhe me kosto të ulët. Është Shqipëria destinacioni i verës së vitit 2016: afër, e re dhe me strehim e shërbime që shumë shpejt po arrijnë standardin e pjesës tjetër të Evropës. Ja plazhet që të gjithë duhet të dini”, shkruan Francesca Masotti – në datën 6 Qershor.
Në mesin e plazheve më të mira në jug ajo rendit, Karaburunin në Vlorë, Dhërmiun, Himarën, Porto Palermon, Borshin, Ksamilin.
Mandej “Il corriere della sera” shkruan se zona arrihet me anije(përmes Durrësit e Vlorës) dhe me avion (përmes Tiranës)./Pasqyre.al