Një prej burrneshave të fundit shqiptare: Pse hoqa dorë nga jeta si grua

Virgjëresha e përbetuar në Pukë, pse hoqi dorë nga të qenit “grua” për familjen

Fathia Bazi: Historia frymëzuese, ish të fejuarit i thërriste xhaxha derisa e la për një betim

Lule Bib Luka është 77 vjeçe. E veshur me rrobat tradicionale të gruas mirditore, ajo mban ende, shaminë e zezë në kokë (mbetur prej kohës së pushtimin osman si zi për djemtë e humbur). Baresha u prin deleve në malet e Tuçit në Pukë, ku ka lindur. E mbetur jetime që pa lindur, në ekran ajo shfaqet duke punuar me shtiza, duke prerë gjethin për të imtat që ka nxjerrë në kullotë, por shihet edhe me pushkë në duar, ndërsa tregon gjithë jetën e saj para kamerës, vendet ku ka ecur, shtëpinë ku ka jetuar dhe si gajtë jetës ajo u bë një ‘autoritet’ në zonë . “Kam desh me pa teshat e dekës (në ato anë është zakon që rrobat e vdekjes të jenë gati)”,- thotë ajo ndërsa veshja i vihet para sysh.
Duket deri tani, se i ngjan një gruaje të zakonshme të atyre anëve, por Lula është një ndër të fundmet burrnesha të Shqipërisë, anipse nuk ka veshjen karakteristike të burrneshave. Historia e saj është shfaqur në filmin “Lule të egra” të hënën në COD(Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri) si pjesë e programit “Reflecting Albania” të festivalit të Filmit Dokumentar DOcuTIFF.
Fathia Bazi është holandezo-marokene. Në vitin 2014 e joshur nga historitë e rralla të Burrneshashe shqiptare ajo merr rrugën për në Shqipëri, ku takon njërën prej prej tyre dhe realizon një dokumentar që shfaq jetën e një gruaje-burrë, një virgjëreshë e përbetuar m,es maleve të Pukës. Fathia, muzikante, këngëtare e gazetare e problemeve sociale, në Roterdam është edhe mësuese muzike për fëmijë, por këtë herë vjen si regjisore e një filmi që pati premierën botëtrore në COD-DOCUTIFF. Filmi “Lule të egra” është ekranizim i jetës së bareshës dhe virgjëreshës shqiptare, Lule Bib Luka. Tradita e hershme shqiptare që tashmë ëshët në zhdukje, ashtu si vetë jeta në male- i jepte të drejtën grave shpalleshin Burrnesha, mbasi betoheshin se nuk do të martoheshin kurrë dhe merrnin rolin e burrit. Lulja në film tregon pse la jetën e saj si grua, vitet me të vëllanë dhe ditët e fundit kur i duhet ta braktisë jetën e burrneshës. Tani, pas më shumë se 60 vitesh si e tillë, ajo lë fshatin përgjithnjë dhe merr rrugën drejt qytetiti pasi jeta mes maleve ka filluar t’i bëhet e papërballueshme. Në verën e fundit të saj në Tuç, Lulja na prin me skenat e këtij dokumentari në vende shumë të domethënëse për jetën e saj, me të cilat e lidhin kujtimet e jetës së saj dhe familjes. Tregimi i Lules është një histori personale, por përtej kësaj është rrëfim mbi venitjen e pashmangshme të riteve të vjetra faqe modernitetit të kohës ku jetojmë. Më poshtë në një intervistë për GAZETA SHQIPTARE, regjsiroja Fathia Bazi, tregon si u njoh me Lulën dhe si realizoi filmin
-Si e njohët Lulen?
Historia fillon në vitin 2014. Kisha dëgjuar për burrneshat dhe isha shumë e interesuar për këtë traditë shqiptare, megjithëse në disa vende të botës ka tradita të ngjashme në kultura të ndryshme patriarkale, ku gratë duhen të bëjnë disa gjëra të veçanta që të jetojnë sipas ideve të tyre.
Ndërsa kërkoja të gjeja këto gra, dikush më tha (Dedë Peraj) se mund të më tregonte një burrneshë që ishte ndryshe nga të tjerat dhe nuk kishte dalë në asnjë gazetë më parë.
-Por Lula vishet si grua, si e shpjegon këtë?
E kam pyteur pse je burrneshë dhe nuk vishesh si një burrë, por mban rroba tradicionale mirditore. Ajo më tha se për të, të qenit burrneshe është diçka që e ke në kokë dhe jo në rroba. Dhe mendova se ishte interesante. Ajo zgjodhi të rrinte si një virgjëreshë që të ndihmonte të vëllain.
-Historia e saj nis me një fejesë që në djep. Kur e vendos ajo të bëhet burrneshë?
Atë e kishin fejuar kur ishte ende e vogël. Në moshën 8-vjeçare e mësoi nga e motra që e ksihin fejuar. Atë kohë luante me djalin që e kishin fejuar në djep të cilin e thërriste xhaxha, derisa e motra i tha një ditë që ai është i fejuari yt dhe nuk të luash më me të.
Kur Lula e mësoi këtë, ende nuk e kuptonte se çfarë ishte i fejuari.
I ati kish vdekur para se ajo të lidnte dhe në shtëpinë e sj kishte vetëm një burrë, i vëllai. Kuptoi që nëse ajo dhe e motra do të martoheshin, i vëllai do të mbetej vetëm.
Dëgjoi njerëz që thoshin se kur i vëllai të mbetej vetem nuk do të mundej të menaxhonte tokat e bagëtitë. Në këtë kohë, ajo pyeste veten nëse mund të jetonte përgjithnjë me të vëllanë, pra të mos martohej.
E mori këtë vendim (të mos martohej) në moshën 16 vjeçare.
-Si u prit vendimi, nga familja e saj?
Në fillim familja e pyeste nëse ishte e sigurtë për këtë vendim dhe ajo u thoshte se kjo është zgjedhja ime.
-Po nga i fejuari?
Rreth moshën 20 vjeçare i fejuari e grabiti në mes të natës me armë pasi nuk e pranoi vendimin e saj. Po familja e rimori dhe i thanë nëse nuk do që të martohesh më atë, martohu me dikë tjetër dhe ajo tha: “Unë betohem në Zot se nëse martohem me dikë tjetër ju mund të vrisni tre veta nga familja ime. Nuk do të martohem me asnjë. Nuk ka të bëjë me atë”.
-Ndërkohë, refuzoi veshjen e burrave?
Mbas kësaj ajo preu flokët dhe familja i dha një armë. Ajo kur dilte mbante gjithnjë me vete armën. E ka pasur deri vonë.
I vëllai i tha që tashmë duhet të mbash kapele dhe të vishesh si burrë, por Lula refuzoi sepse për të “burrnesha është në kokën time, është mënyrë jetese, jo mënyrë veshje. Edhe si grua mund të jesh e fortë. Është e rëndësishme për mua, pse duhet të vishem si burrë.”
Më pas njerëzit filluan ta respektonin. Ajo ishte bareshë dhe gjatë komunzimit ishte pjesë e bordit të kooperativës. Në film ajo tregon rastet kur fjala e saj ka ndryhsuar gjërat, si në rastet kur bagëtitë i hanin ujqërit dhe ajo shpëtoi dikë nga dënimi. Në kohën e saj në zonë ajo u bë një autoritet. Shumë vajza thoshin se kishin turp të shkonin në shkollë dhe thoshin se do të shkonin nëse do të shkonte Lula me to. Për shkak se e grabitën, kishe gjithnjë kujdes.
-Filmi tregon se ajo e bratis fshatin. Pse?
Ajo është tani 77 vjeçe. Në vitin 2014 ajo thoshet se do të jeotnte gjithë jetën në fshat sepse ishte mësuar me ujin dhe ajrin dhe jeta e saj kishte qenë gjithnjë aty. “Nuk kam qenë kurrë e sëmurë dhe nuk dua të lëviz”, më thoshte ajo. Më pas më 2015 ajo u plak dhe nuk mund të rrinte vetëm. Në film tregohet historia e saj, si jetoi, ku shkoi, pse u bë autoritet dhe si e respektian njerëzit, dhe si tani ajo i thotë lamtumirë jetës së saj, për të ikur nga fshati ku nuk mundet të jetojmë më vetëm.
-A është penduar ajo për vendimin?
E kam pyetur dhe përgjigja e saj ka qenë frymëzuese. Më ka thënë: “Jo nuk jam penduar sepse nëse merr një vendim nuk duhet të mendosh oër të gjithë kohës. Nëse bëra gjënë e mirë apo të keqe. E merr një vendim dhe vijon të jetosh me të. Kam parë burra e gra të lumtur, por unë e kam bërë zgjedhjen time”.
-JU e titulloni “Lulet e egra filmin”. Përse?
Titulli është i tillë sepse në herën e parë që kam ardhur në në Shqipëri natyra ishte e mrekullushme në Tuç. Ajo më tha se emri i saj ishte Lula dhe në fakt ajo duket disi “e egër” po jo në kuptimin e keq të fjalës, por e egër dhe e paprekur, e veshur gjithnjë me rroba të bardha, simbol edhe i virgjërisë saj, e pastër dhe egër njëherësh, si natyra e fshatit ku ka jetuar: rurale dhe e pastër- ndaj zgjodha këtë titull.
-Ju do të bëni një këngë për Lulën. Cila është ideja e saj?
DO të bëj një këngë me mzuikë shqiptare besoj që ta prezanotj në Hollandë. Kënga është për të dhe për sakrificën e Lulës për të vëllanë. Kjo është shumë prekëse si historr. Një njeri që bën një premtim dhe e mban gjithë jetën, për dashurinë për vëllanë dhe familje. Për këtë është kënga, një premtim që e nderon derisa vdes.
-Si një njeri i rritur në perëndim, çfarë ju thotë historia e Lulës?
Është frymëzues sepse tregon çfarë është liria, çfarë është më e rëndësishme të jesh grua apo të jesh e lirë. Shtorn disa pyetje hsitoria e saj e tregon po ashtu se një grua mund të bëjë çdo gjë që bën një burrë. Ka njerëz që mund të thonë se ajo ishte lesbike, por ska asgjë të bëjë me këtë.(Fatmira Nikolli/ Gsh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *