Artistja Justina Aliaj do të prezantohet me një koncert recital në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Më shumë se katër dekada kanë kaluar qysh nga koha kur Justina Aliaj nuk është prezantuar para spektatorit.
Pas 44 vjetësh, nga festivali i 11-të, artistja do të performojë në koncettin LIVE, “Justina Aliaj Show”, me regji nga Petri Bozo, skenar nga Alda Bida dhe Kozeta Kurti, në moderimin e Enkel Demit. Koncerti shoqërohet nga orkestra e RTSH-së, dirigjent Jetmir Barbullushi, drejtor muzikor, Alfred Kaçinari, drejtues kori, Zef Çoba dhe Dritan Lumshi.
Është një maratonë e gjatë vitesh, që e sjell Justina Aliajn, këtë mjeshtre të madhe në skenën e Teatrit të Operas, në një koncert unik për karrierën e saj artistike. Koncerti është vazhdimësi i ëndrrës që nuk u shua asnjëherë, pavarësisht rrugës së mundimshme së artistes në thuajse gjysmë shekulli.
6 qershor 2016, ora 20:00, TKOB