Kur gratë arabe martohen me të huaj

Një artikull i veccantë nga BBC tregon se si dobësohet racizmi. “A se si ikën racizmi”. Me këto janë fjalë një araabpsoton në rrjete sociale një video qduke treguar se ai mori pjesë në dasmën e një të afërmes së tij, një nuse arabe që u martua me një dhëndërr jo-arab.
Ndoshta, personi që bëri këtë postim nuk e mori me mend që ky postim i shkurrtë i tij që tregon një pjesë të festimeve nga dasma – do të ngjallë një debat mbarëkombëtar në mediat sociale që merret me politikat sociale të mbretërisë saudite, racizmin dhe të drejtat e grave.
Disa komente në mediat sociale ishin ngazëllyese mbi idenë e martesasve mes njerëzve me të shteteve të ndruyshme: “Ajo ccfarë ka ndodhur sonte në Medinë është një shembull i mirë i ajetit Kur’anor ‘Vërtet, më i ndershmi ndër ju në sytë e Perëndisë është (ai që është) më i drejtë prej jush’, thuhej në një prej komenteve.
Të tjerë, ndërsa diskutonin pasojat e martesës me një ‘të huaj’ shkruanin: “Është e drejta e saj që të martohet me atë të cilin ajo zgjedh, por ajo nuk mund të vijë më vonë dhe të bërtasë se burri i saj dhe fëmijët janë të huaj dhe të kërkojë që atyre t’u jepet shtetësia. Mendoni mirë para se të merrni një vendim të tillë”.
Shumë e kanë uruar çiftin, duke shprehur përkrahjen e tyre për martesën, si një mjet për të luftuar racizmin dhe promovimin e barazisë midis burrave dhe grave saudite: “Gjëja më e rëndësishme është se ai është mysliman. Thuaj ‘jo’ racizmit. Ligji duhet të jetë e barabartë për gratë dhe për burrat”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *