Janë të shumta lidhjet që i kanë kapërcyer provat e dashurisë, nga bota e kinemasë tek ajo e muzikës, politikës: shembujt janë të shumtë. Le të shohim disa prej tyre.
David e Victoria Beckham
Për Posh dhe Becks stuhitë mediatike janë shndërruar tashmë në bukë me djathë. Në 13 vjet martesë, emri i futbollistit të “Galaxy” është lakuar për disa skandale që lidhen me seksin. Të kujtojmë një? E para është Irma Nici, pastaj ish-asistentja Rebecca Loos, më vonë Esther Canadas. Shumë herë është folur për një ndarje të mundshme, por kur ai thoshte: “Kam një grua të shkëlqyer dhe fëmijë të mrekullueshëm”, ajo përsëriste gjithnjë fjalët: “Do të bëj gjithçka që të tjerët të mos e shkatërrojnë martesën time” dhe deri tani ata kanë pasur të drejtë.
Will Smith e Jada Pinkett
Pranverën e kaluar aktori amerikan ishte në qendër të një thashethemi, sipas të cilit kishte marrëdhënie intime me kolegun Duane Martin. Pavarësisht faktit se nuk u pranua asnjëherë, kishte shumë nga ata që betoheshin se pas tradhtisë së pretenduar çifti ishte në prag të ndarjes. Por ishte pikërisht Jada ajo që u dha fund thashethemeve, duke deklaruar: “Nuk është e vërtetë që po ndahemi. Ai është gjysma tjetër e imja”.
John Travolta e Kelly Preston
Para disa muajsh ishin përhapur disa thashetheme, madje kishte edhe nga ata që betoheshin se “Kelly donte t’i vinte kapak martesës së tyre dhe nuk kishte më ndërmend të jetonte me të nën të njëjtën çati. Kelly është e shkatërruar”. Fjalët i referohen skandalit të fundit të John Travolta-s, që pasi u akuzua për ngacmime nga një masazhator, kishte përfunduar gjithashtu në faqen e parë të “National Enquirer” i veshur si grua. Mesa duket çifti i kaloi trazirat dhe pavarësisht vështirësive vazhdon të ecë në rrugën e vet.
Pink e Carey Hart
Në vitin 2008, ylli i muzikës pop dhe motoçiklisti Carey Hart kaluan një krizë pas dy vjetësh martesë. Çifti vendosi të bënte një periudhë të shkurtër pushimi dhe bashkëshorti i Pink përfitoi pikërisht nga kjo situatë për t’u ngushëlluar me porno-divën Michelle McGee (e njëjta që do t’i japë fund edhe marrëdhënies mes Sandra Bullock dhe Jesse James). Tradhtia u zbulua vetëm në 2010-n, ku peripecitë më të mëdha mes çiftit kishin kaluar. Mund të duket e pamoralshme, por çifti nuk u nda, madje dukej se ata gjetën lumturinë me lindjen e vajzës Willow Sage (2011).
Bill e Hillary Clinton
Rasti Bill Clinton/Monica Lewinsky mund të konsiderohet si një prej skandaleve më të mëdha seksuale në historinë e Shtëpisë së Bardhë. Por pavarësisht sjelljes së pahijshme të së shoqit, Hillary nuk e ka braktisur kurrë Bill-n, duke e respektuar para të gjithëve dhe duke e nderuar si një Zonjë e Parë. Në librin e saj “Living History”, Hillary Clinton shpjegon se dashuria ishte arsyeja që e bindi të rrinte me të shoqin: “Bill-i dhe unë nisëm një bisedë në pranverën e vitit 1971, dhe më shumë se 30 vjet më vonë akoma nuk e kemi përfunduar”.