Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka dhënë alarmin për një tjetër monument të rëndësisë të veçantë që ëshë Kisha në Kepin e Rodonit.
Përmes disa fotove në Facebook, forumi shpreh shqetësimin për degradimin e plotë të Kishës, e cila është e vetmja që ruan gjurmë nga shqipja arbnore e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
“ALARM që vjen nga F. Stamati, kimist restaurator, vëzhgues i hollë i problemeve e patologjive të artefakteve artistike.
Një nga kishat më të rëndësishme të Shqipërisë për vjetërsinë dhe historinë e saj, kisha e Shnandojt në Kepin e Rodonit po degradon përditë.
Do të ishte një nga humbjet më fatale rënia e suvasë ose degradimi i mëtejshem i saj, pasi aty ndodhet gjurma e vetme e shqipes arbërore të kuqe në sfond të verdhë e gjetur brenda kufijve të Shqipërisë së sotme. Lageshtira po e bren perdite me shpejtesi qe eshte rritur pa mase vitet e fundit.
Zoterinjte qe kujdesen per monumentet fatkeqesisht nuk e kuptojne rendesine e ketij monumenti, keshtu qe duhet ngritur nje organizem, qytetar per marrjen nen mbrojtje te monumentit-deshmitar. Puna nuk pret pasi kjo gjurme e drejtperdrejte e Gjergj Kastriotit duhet shpetuar”