Shtëpia

ave1Nga Alisa Velaj

Shtëpia që mend po shembet është e jotja
dhe drurët që rrëzoi mbrëmë stuhia ishin të oborrit tënd.
Më lër të t’i konturoj përmasat në një tjetër hapësirë
ku trarët e çative janë më të sigurtë
dhe rrënjët kanë zënë vend në dhera të parrëshqitshëm

Pastaj të të përqafoj pa patur frikë nga asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *