Një program kërkimi “Natyral Oasis”

Thirrje e hapur për një program kërkimor transnacional. Thirrja është e hapur për kuratorë, shkrimtarë e artit dhe studiuesit e kulturës, nën moshën 34 vjeç. Ky program është i përkushtuar për zhvillimin e hulumtimit të ri kuratorial në fushën e arteve bashkëkohore vizuale dhe performuese duke filluar nga veçantitë gjeopolitike e skenave artistike të San Marinos, Malit të Zi, Kosovës dhe Malta. Ajo do të ofrojë për pjesëmarrësit e zgjedhur mundësinë për t’u përfshirë në një shkollë verore në qytetin e Montegiardino (San Marino) dhe në udhëtime në terren në Mal të Zi, Malta, Kosovë dhe Itali, Milano.
Kuruar nga nga Alessandro Castiglioni dhe Simone Frangi, ajo do të përfshijë si profesorë Svetlana Racanovic, Flaka Haliti, Pier Paolo Coro, Albert Heta, Vala Osmani, Natalija Vujoseviq, Georgina Portelli dhe Pierre Portelli. Rezultatet e projektit do të paraqiten në kuadrin e Bienales së ardhshme të Rinj artistëve nga Evropa dhe Mesdheu – MEDITERRANEA18.
Dhe me mbështetjen e: BJCEM – Bienalja e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu. Vendet e anëtarësuara në rrjetin BJCEM, kanë votuar unanimisht hyrjen e Shqipërisë në këtë rrjet, duke e parë me shumë interes, fillimin e një bashkëpunimi përfitues midis punës dhe mundësive të përbashkëta të artistëve nga Europa dhe Mesdheu.
Si një mundësi të promovimit dhe bashkëpunimit në nivel gjeografiko-kulturor, anëtarësimi i Shqipërisë, në kujdesin e vecantë të Ministrisë së Kulturës, synon të krijojë mundësi për pjesëmarrjen e artistëve të rinj dhe kuratorëve të artit pamor, në të gjitha aktivitetet, konferencat, rezidencat, ekspozitat, etj, që ky rrjet do të organizojë. BJCEM e cila organizon çdo dy vjet Bienalen e artistëve të rinj, ka propozuar organizimin e kësaj Bienale për vitin 2017 në qytetin e Tiranës, pas zhvillimit të edicioneve të kaluara në Torino, Romë, Sarajevë, Athinë, Ancona, Napoli, Bari dhe Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *