Ledi Shamku në Zululand: Jam shumë e shqetësuar për fatin e toskërishtes

Ajo është deputete në Parlamentin e Shqipërisë, por e lidhur shumë me gjuhën shqipe dhe që dëshiron fort paskajoren. Ndaj edhe gazetari Mustafa Nano e ka thirrur në Zululand si sociolinguiste. Manjake për të folur shqip e ku s’ka fjalë gjen përshtatje në huazim. Ledi Shamku ishte e ftuar sonte në Zululand për të folur për gjuhën standarde dhe për dialektet e shqipes.

Edhe pse gege, ajo ndjen keqardhje për toskërishten, dhe e dini pse? Sepse toskërishtja është e barazuar me standardin e gjuhës shqipe.

“Po e them këtu për herë të parë. Sot që flasim unë jam më shumë e shqetësuar për toskërishten sesa për gegnishten, sepse gegnishtja duke u lënë e papërdorur aty në qosh përveç magjinalizimit, ka dhe fatin e madh të jetë e pakonsumuar, kështuqë kur vjen nevoja për të thithur mjete letrare sidomos në tërësi të pakonsumuara është si një rezervuar që po vijon e po merret. Jam e shqetësuar për toskërishten sepse asaj i ka rënë qyrku i standardit, sepse gabimisht e kanë barazuar standardin me toskërishten. Do jetë një punë e vështirë të shpërbëhet ky paragjikm që të shpëtohet toskërishtja”, është shprehur Shamku në Zululand.

Por si një gege që dëshiron paskajoren, ajo thotë që edhe pse paskajoren thonë që nuk e pranon standardi, ajo mund të përshtatet shumë mirë, pa bërë fare ndryshime. “Paskajorja ka lindur kur njëriu ka pasur nevojë të abstragoj”, tha Shamku.

Por Shamku respekton standardin e vendosur në vitin 1972 dhe madje kësaj i qëndron në mënyrë të saktë.

Ajo thotë se asnjëherë në Parlament nuk ka folur në gegnisht, por gjithmonë në standardin e shqipes. “Unë respektoj gjuhën e shtetit, përndryshe nuk i lëmë vënd pasurisë të ketë situatën e vetë kur përdoret, dmth të bëj një krahasim: gjuha dhe regjistrat e ndryshëm gjuhësor nga më formali te më informali janë teshat e mendimit. Ne na kanë mësuar që në një vend të caktuar shkohet me një kod veshje të caktuar. Njësoj për këtë garderobë regjistrash ka nevojë edhe gjuha, sepse ka nevojë mendimi”, tha Shamku. E duke qëndruar tek standardi, ajo mori shembullin e Ramiz Alisë që ishte një respektues i standardit, por që e tradhëtonte vetëm emërtimi KeGeBe (KGB).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *