
Një pemë e rrëzuar në një universitet Indian që administrohet nga Kashmiri, është bërë simbol i një proteste dhe i krijimtarisë për studentët. Fotografi Abid Bhat ka takuar disa nga studentët, të cilët e kanë kthyer pemën në një kanavacë të tyren.
Rreth 10-15 studentë të departamentit të Muzikës dhe Arteve të Bukura të Universitetit të Kashmirit e kanë kthyer pemën në një instalim arti ku kanë shfaqur Doodles, skica dhe tekste për politikën dhe kulturën e Kashmirit.
Disa vepra të artit përshkruajnë konfliktin që zgjat prej dekadash në vend.
Kashmiri është një territor i kontestuar si nga India ashtu dhe Pakistani që pretendojnë tërësinë e tij. Një kryengritje e dhunshme kundër sundimit indian në Kashmir filloi në fund të viteve 1980, e cila edhe pse është zbehur me kalimine e viteve, shkaqet e konfliktit janë ende larg zgjidhjes.
India vazhdon të vendosë rreth 400.000 persona si personel sigurie në Kashmir për të ruajtur paqen, një shkak për pakënaqësi të shtuar mes vendasve./Pasqyre.al