Miti i spiunes me bukuri “fatale”, Mata Hari

Femra më e famshme e të gjitha kohërave në historinë e spiunazhit, e njohur ndryshe me emrin skenik Mata Hari, që u bë sinonim i misterit dhe joshjes. Valltarja ekzotike holandeze dhe kurtizane u ekzekutua nga skuadra e pushkatimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Margherita Gertrude Zelle lindi më, 7 gusht të vitit 1876, në Leuuwarden, Holandë. Pas një fëmijërie shumë të vështirë, prindërit u ndanë për shkak të problemeve ekonomike, ndërsa ajo mbeti me të ëmën që vdiq vetëm pak vite më vonë. Kur ishte 20 vjeçe iu përgjigj kërkesës për martesë të një zyrtari, rreth 20 vjet më të madh se ajo. Vitet e para, qenë shumë të lumtura, u transferuan në Indonezi dhe lindën 2 fëmijë. Pastaj ndodhi tragjedia, vdekja e papritur e djalit të madh, për shkak të një helmimi misterioz dhe grindjet e vazhdueshme me bashkëshortin e çuan drejt ndarjes. Pasi mbeti e vetme, u transferua në Paris dhe filloi të kërkonte fatin si balerinë ekzotike e eksperte për vallëzimet orientale. Me emrin skenik Mata Hari (Sytë e mëngjesit në gjuhën indoneziane) shumë shpejt arriti një sukses të paimagjinueshëm në qytete të ndryshme të Evropës

Karriera e saj si spiune

Mata Harit iu vu numri agjenturor gjerman “H.21”, ku H, siç u mësua më vonë nga kundërzbulimi aleat, përdorej për spiunët e rekrutuar para gushtit të vitit 1914. Kur filloi lufta në vitin 1914, Mata Hari, ishte një spiune me përvojë për Gjermaninë, vend që ajo e adoptoi edhe për atdhe. Personazhi i saj i dykuptimtë dhe intrigues, përveçse shumë popullor, mund të ketë shërbyer si “kurban” për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e operacioneve ushtarake të luftës së madhe dhe të gjenin në të njëjtën kohë, një fajtor të thjeshtë dhe të pambrojtur. Margherita u rebelua ndaj këtij fati dhe luftoi deri në fund, për të hedhur poshtë akuzat që ju bënë, duke e quajtur veten të pafajshme. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar verdiktin e Gjykatës franceze, e cila e dënoi duke e cilësuar një spiune gjermane. Sipas vendimit, në një gjyq të posaçëm u vendos, që në 15 tetorin e vitit 1917 t’i jepej fund jetës dhe mitit të saj. Por edhe pas vdekjes së saj, ashtu siç tregojnë kronikat e mëvonshme, ishte një grua e denjë për t’u quajtur divë.

Pushkatimi

Margherita Gertrude Zelle u pushkatua më 15 tetorin e vitit 1917, në poligonin ushtarak francez të Vincennas, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermanëve në kohën e Luftës së Parë Botërore. Kërcimtarja ekzotike, që “çmendi” zyrtarët më të lartë të asaj kohe, ishte vetëm 41 vjeçe ditën kur u pushkatua. Por, për një personazh kaq të veçantë, edhe momenti fatal i ekzekutimit nuk mund të krahasohet me një “ceremoni” normale. Kështu, mbi sjelljen e Margherita Gertrude Zelle, përpara skuadrës së ekzekutimit të ngarkuar për ta qëlluar për vdekje, gjatë gjithë kohës kanë lulëzuar legjenda dhe thashetheme nga më të ndryshmet. Madje, ka edhe nga ata që thonë se ushtarëve të togës së ekzekutimit iu lidhën sytë për të parandaluar rrezikun që mund të kushtëzohej nga sjellja karizmatike e spiunes bukuroshe, e gatshme të bënte një sjellje jo morale edhe në prezencën e tyre. Pamja erotike e valltares holandeze dhe veprimet e saj nuk mund të ndaleshin para asgjëje. Kështu, sipas zërave, që nuk janë konfirmuar kurrë, vetëm pak çaste para se të pushkatohej, Mata Hari, kishte hequr fustanin dhe kishte kërkuar që ta pushkatonin nudo. Detaje këto që ndoshta do të ndihmojnë akoma më shumë për të hedhur dritë mbi mitin e agjentes sekrete bukuroshe prej afro një shekulli./Pasqyre.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *