Shpella në perëndim të Kosovës që banohej para 6000 vjetësh

Megjithëse Kosova nuk është gjithaq e njohur për shpellat e saj, ajo ka një të tillë me një histori jo pak të veçantë. Shpella e Radacit, e cila gjendet në malet që Rugovës në perëndim të Kosovës, ka rezultuar të ketë qenë e banuar edhe nga njerëzit.
Sipas arkeologëve të Instituti Arkeologjik të Kosovës, të cilët kanë hulumtuat pjesën hyrëse të shpellës që më 2008-2009, Shpella e Radacit ka qenë e banuar të paktën që nga koha e Neolitit, përkatësisht rreth 6000 vjet më parë. Arkeologu Luan Gashi, i cili ka drejtuar hulumtimet në atë kohë, thotë që duke u bazuar në shënimet e arkeologut Petroviç, i cili kishte shkruar se gjatë gërmimeve në vitet ’60 kishte gjetur një mandibullë, që është nofulla e poshtme e kafkës, e për të cilën ai shkruan të ketë qenë e ngjashme me atë të njeriut, por të mos ketë qenë e njeriut, ka shumë mundësi që në Shpellën e Radacit të gjenden gjurmë edhe më të hershme jete, të kohës së Paleolitit. “Koha” shkruan se së fundmi, një pjesë e Shpellës së Radacit është bërë e qasshme për vizitorë. Falë një projekti të Shoqatës së Speleologëve “Aragonit”, i cili ishte financuar nga organizata zvicerane “Swiss Contact” si dhe ishte përkrahur nga Komuna e Pejës, tani Shpella e Radacit apo siç njihet ndryshe edhe si “Bukuroshja e fjetur” mund të vizitohet edhe nga turistët.

Për gjetjet në këtë shpellë si dhe për bukuritë e saj, mund të kuptoni më në detaje nga një edicionin që stafi i emisionit COSMO të KTV-së kanë realizuar pikërisht për këtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *