BBC reportazh për muzetë e komunizmit. (Shqipëria po përpiqet për tu futur në BE, por mijëra njerëz tashmë e kanë braktisur vendin)

BBC i ka dedikuar një artikull nxjerrjes në publik dhe ekspozimit të pajisjeve që përdoreshin për spiunazh gjatë diktaturës.

Shkrimi i BBC, sjellë nga Pasqyre.al

Andrew Hosken

Nesti Vako mund të jetë më shumë se 70 vjeç, por pamja e tij nuk e tregon moshën.
I veshur me kujdes dhe energjik, me kokën e mbuluar nga thinjat- ai mund të ishte një mësues në pension apo një zyrtar.
Në fakt Nesti Vako ishte ndoshta inxhinieri më i rëndësishëm i Shqipërisë komuniste nën diktaturën e Enver Hoxhës. Disa nga kolegët e tij ndërtuan 750.000 apo më shumë bunkere të urdhëruara nga Hoxha paranojak.

Vako ka qenë për 25 vjet kreu i mbikëqyrjes për policinë sekrete të Sigurimit, kështu që ai ishte shumë i rëndësishëm në atë kohë.
Për shumë shqiptarë nën regjimin Hoxha, Sigurimi kujton torturën, ekzekutimin, burgosjen arbitrare. Dhe ata e dinin se ku e kishin bazën agjentët e saj – në Shtëpinë e Gjetheve, ku kam takuar zotin Vako.
Si ai, selia e vjetër e Sigurimit të Shtetit në Tiranë  nuk dukej aspak siç e kisha imagjinuar. Kjo është një shtëpi me tulla të kuqe dhe kornizat gëlqerore të dritareve. Ajo mund të ketë qenë një rezidencë peshkopësh. Ajo mori këtë emër nga gjethet dredhake që u përdorën për të mbuluar pjesën e përparme të saj.

Nesti Vako më shoqëroi në shtëpinë, tashmë të  braktisur, e cila së shpejti të bëhet një muze. Disa sende të ekspozuara janë tashmë atje: makina regjistrimi gjermane, çimka në disa tablo apo valixhe me kamera të fshehta.

Të vetmet gjëra që mungojnë ishin cigaret shpërthyese dhe një James Bond, Aston Martin me mitralozë pop-up.

Unë nuk munda dot ta shihja me simpati Nesti Vakon, pavarësisht CV së tij të mërzitshme. Ai më goditi me sinqeritetin, teksa fliste për punën e tij duke mbrojtur njerëzit nga “kryengritësit” dhe “terroristët”.

“Sistemi i çmendur”

Ai u step pak kur i thashë se ndoshta njerëzit kishin nevojë për tu mbrojtur nga Sigurimi.

Prokurori i përgjithshëm duhet të nënshkruante një urdhër për përgjimin e radhës. Kishte një afat kohor sesa kohë ju mund të spiunonit dikë. Nuk kishte asgjë të paligjshme,” tha ai.
Por ai shtoi se komunistët bërë “shumë gabime”.
Për shembull ishte ky sistemi i çmendur i kolektivizimit të fermës, kur njerëzve iu morën delet dhe derrat e tyre”, – tha ai. Por ky nuk ishte Enver Hoxha, ishin thjesht disa zyrtare që po përpiqeshin të çonin përpara karrierat e tyre”.
Një tjetër ish-polic i fshehtë, Adrian Pepaj, tha: “Ne ndaluan diversantët të hidhnin në erë gjërat dhe të humbisnim jetë”.
Nën regjimin e Enver Hoxhës, vendi vuajti katër dekada izolimi dhe ende Shqipëria nuk është vizituar nga shumë të huaj.

Burgu famëkeq

Diktatori tani vuan poshtërimin e fundit të një tirani të vdekur, duke u kthyer në një atraksion turistik. Ashtu si Shtëpia e Gjetheve, shtëpia e Hoxhës në qendër të Tiranës do të kthehet në një muze. Ju tashmë mund të vizitoni bunkerin bërthamor personal të Hoxhës në periferi, një shpellë e madhe nëntokësore.
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffmann, i quajti  këto nisma një fillim të mirë. Gjermania po ndihmon për financimin e relikeve të epokës komuniste.
Por ai thotë se i vjen keq që “asnjë nga vendet origjinale ku terrori i vërtetë ka ndodhur nuk është kthyer në një vend përkujtimor”.
“Ndoshta më famëkeqi, kampi i punës së detyruar, i quajtur Spaç, rreth dy orë me makinë nga Tirana, po kalbet larg”, – ankohet ai.
“Ata kanë shkatërruar në thelb karakteristikat e një kampi pune dhe nuk ka pllaka -. Asgjë në të gjitha”.

Genc Bejleri nga Ministria e Kulturës Shqiptare, që mbikëqyr punën në Shtëpinë e Gjetheve tha se “ka pasur njerëz që kanë pasur një jetë të lehtë nën regjimin e Hoxhës, por ka pasur shumë më tepër që kanë vuajtur me të vërtetë”.

Nëse një baba bënte diçka që konsiderohej e keqe dhe ai konsiderohej armik, edhe fëmijët e tij do të vuanin pjesën tjetër të jetës së tyre, shpjegon ai. “Ata do të përndiqeshin, nuk do të lejoheshin të shkonin në universitet dhe gjëra të tilla”.
Që nga ditët e errëta të diktaturës Shqipëria ka ecuar para me hapa të mëdha. Pesë vjet më parë, ajo iu bashkua NATO-s dhe është kandidate për anëtarësim në BE.
BE-ja ka ndërtuar burgje dhe rrugët të reja tashmë, duke shtruar rrugën për anëtarësimin përfundimtar.
Por korrupsioni në politikë dhe gjyqësor mbetet një trashëgimi e së kaluarës. Dhe teksa Shqipëria përpiqet për të përmbushur standardet e BE-së, mijëra njerëz tashmë janë larguar nga vendi,te duke besuar se ata do të jenë më mirë diku tjetër në Evropë.(Ndalohet kopjimi pa lejen e Pasqyre.al

Surveillance kit

House of Leaves, Tirana

Enver Hoxha grave in Tirana

Ruined Hoxha-era bunkers on coast - file pic

Hoxha guards' tunnel with old beds - file pic

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *