Si të menaxhohet shëndeti mendor, është përparësia më e re e industrisë së muzikës. Të jesh në qendër të vëmendjes mund të jetë mjaft e vështirë – për të mos llogaritur presionet e shtuara për të përfunduar promocionet ose udhëtimet nëpër turne botërorë.
Këtë vit, Java e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, që mbahet në datat 16-22 maj, Fondacioni i Shendetit Mendor sipas The Guardian është përqendruar tek marrëdhëniet.
“Ne besojmë se kemi nevojë urgjente për një fokusim më të madh në cilësinë e marrëdhënieve tona” thotë një tyre. “Ne duhet të kuptojmë se sa themelore janë marrëdhëniet për shëndetin tonë dhe mirëqenien. Nuk mund të lulëzojmë si individë dhe komunitete pa to. Në fakt, ato janë po aq vitale sa edhe faktorët e tjerë të jetës, siç janë të ngrënit mirë, të ushtruarit shumë dhe mospirja e duhanit”.
Në industrinë e muzikës, nuk duhet të ketë ndoshta marrëdhënia më të afërta pune se sa ajo mes një artisti dhe menaxherit. Më shumë se nga klishetë, një menaxher i mirë i muzikës moderne duhet të mbrojë gjendjen emocionale, mendore dhe fizike të klientit të vet me po aq pasion sa interesat e tyre të biznesit. Është një rol që mund të bëjë ndryshimin për artistët që mund të jenë duke luftuar me kërkesat e yjeve, së bashku me sfida të tjera të shëndetit mendor.