“Man Booker prize” ndahet për herë të parë mes autores e përkthyeses. Ja gratë që mundën Pamuk!

“Man Booker prize” ndahet për herë të parë mes autores e përkthyeses. Ja gratë që mundën Pamuk!

Autorja koreanojugore Han Kang dhe përkthyesja e saj Deborah Smith, që filloi ta mësonte gjuhën koreane 7 vjet më parë, kanë mundur shkrimtarë si nobelisti Orhan Pamuk dhe autoren bestseller Elena Ferrante në Çmimin Man Booker International prize. “The Vegetarian” e Han Kang(45 vjeçe) është cilësuar si një histori e jashtëzakonshme mbi familjen. Han do ta ndajë çmimin prej 50,000 paundësh në mënyrë të barabartë me Smith.

“The vegetarian” është një roman me tri pjesë i përshkruar si “konciz, shqetësues dhe i kompozuar bukur”, me një “përzierje të çuditshme të bukurisë dhe tmerrit” sipas jurisë. Ai tregon për “një grua krejtësisht të zakonshme”, i cila vendos të bëhet vegjetariane. Vendimi i saj i diskutueshëm provokon mizori nga burri i saj dhe nga babai i saj, dhe fiksim nga burri i motrës së saj, ndërsa gruaja, Yeong-hye, ëndërron gjithnjë e më tepër të bëhet pemë.
“Është pothuajse një histori i çuditshme – një histori që mund të ‘rrëzohet ose të bëhet melodramë ose thjesht alegori e mbitheksuar, por ajo ka mbajtur me një ekuilibër të jashtëzakonshëm dhe me takt nën kontroll”, tha kryetari i jurisë Boyd Tonkin.

“Dhe kjo është bërë si nga Han Kang dhe nga përkthimi i shkëlqyer nga Deborah Smith … Puna me këtë çmim është se ai është tërësisht i barabartë mes autores dhe përkthyeses dhe ne ndjejmë se ky libër i çuditshëm dhe i shkëlqyer ka gjetur absolutisht zërin e duhur në anglisht”. Smith, që është 28 vjeçe, vendosi të bëhet përkthyese e gjuhës koreane drejt gjuhës angleze- pasi kur përfundoi studimet universitare në moshën 21 vjeçare pa mungesën e përkthyesve nga gjuha koreane.

Ajo nuk e kishte mësuar ndonjë gjuhë të huaj më parë, por u zhvendos në Korenë e Jugut për të realizuar ëndrrën e saj. Ajo ka themeluar më pas shtëpinë botuese jo-fitimprurëse “Tilted Axis Press” dhe ka përkthyer romanin e Han “Veprat e njeriut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *