Biznesmeni shqiptar: Jam gay, dikur më zinin me gurë dhe më ofendonin

“Unë drejtoj një qendër punësimi, por mbi te gjitha unë jam gay”.

Sipërmarrësi Elton Iliriani deklaroi publikisht sot orientimin e tij seksual si dhe u shpreh për vështirësitë që ndesh ky komunitet në Shqipëri.

Ai ka lindur në Tepelenë dhe tregoi se gjatë jetës është përballur me vështirësi të ndryshme lidhur me pranimin e familjes për sa i takon të orientimit të tij seksual, raporton Ora News.

“Në vitin 1991 unë i them babait në një bisedë shumë personale që jam gay dhe të them të drejtën mund të kem qenë i llastuar, sepse nuk u përballa me largimin, por u përballa me realitetin, duke mu thënë që është rruga më e vështira, por jo më e keqe.

Dhe që këtu fillon sfida.

Imagjinoni të jetosh në Tepelenë në vitin 1991 dhe unë që tundesha pak, isha pak feminy dhe më zinin me gurë, më shanin me ofendonin”, tha ai.

Ai kërkoi në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit ndaj homofobisë që të pranonohet realiteti, për ata qe nuk flasin hapur mbi këto sjellje seksuale.

Deklarata e tij u bë në aktivitetin për Indeksin e punësimit ku u dhanë çmime për biznesin që ka politikë antidiskriminimi.

Gjithashtu në një postim të tijin në Facebook, Ilirjani shkruan:

“Me 17 maj te vitit 1990, Organizata Boterore e Shendetesise e hoqi homoseksualitetin nga lista e semundjeve mendore. Arritjet e sotme nuk duhet te na bejne te harrojme qe na pret nje rrugetim i gjate per te arritur ate qe te tjeret e marrin per te mireqene, LIRINE per te qene vetja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *