Michelangelo Pistoletto viziton Galerinë Kombëtare të Arteve

Michelangelo Pistoletto, artisti i famshëm italian i “Arte Povera”, vizitoi sot Galerinë Kombëtare të Arteve sot, ndërsa të dielën ishte në Art House në Shkodër, shtepi arti e Adrian Pacit ku foli për “Parajsën e tretë”, që është tema e tij e kërkimeve së fundmi.
Sot, Michelangelo Pistoletto, i pritur nga drejtori i GKA, Artan Shabani, u njoh fillimisht me ekspozitën e përkohëshme “Arti dhe dizajni i filmit shqiptar – Vepra të përzgjedhura nga vitet e Kinostudios”. Më pas vizitoi sallat e linjës muzeale, arti i të cilave, ngjalli interes dhe tërhoqi vëmendjen e Pistoletto. Vizita u shoqërua nga një bisedë e ngrohtë mbi konceptet e artistit mbi artin bashkëkohor dhe filozofinë. Vizita e Michelangelo Pistoletto është një nga më të veçantat në Galerinë Kombëtare, pasi abstraktsionisti dhe teoricieni i artit bashkëkohor, cilësohet një nga personalitetet italiane më përfaqësuese të lëvizjes Arte Povera.
FB_IMG_1463504829022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *