Nga Bledi Mane-Public Enemy
fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
I dashur qefliu i vonuar Shukri Xhelili. E mban mend si ulerisje kur skandali seksual i Ylli Pangos shpertheu dhe ti e te tjere si ty mallkonit?
-Sa perversë dhe abuzues me pushtetin jane keta demokratet e Berishes!
Vitet kaluan Shukri e bashke me mbertheckat u fashit skandali, vajza provokuese kerkoi azil politik ne France, Ylli Pango u rehabilitua, pushteti u ndërua,ti nga opozitar u ktheve ne pushtetmbajtes. Qysh nga qershori i vjetshem ylli (jo Pango), ylli i fatit te buzeqeshi ty. Nga nje provincial anonim ti u ktheve ne peshkopin e Peshkopise dhe tashme gjithçka ishte e jotja. Pushteti, paraja, punesimet, tenderat, rruget, pyjet, ujesjellesat, bizneset, ajri, pemet, zogjte, njerzit, makinat…
Ti kishe çdo gje por te mundonte e kaluara, deficensat e saj te godisnin egon dhe burrerine. Femijeria e varfer me buke te racionuar. Adoleshenca si koreanoverior me mendje te mbyllur. Student i godinave te veremosura te kryeqytetit. Te kujtohet qe 4 vjet ne Tiranen bolshevike vetem 3 here masturbove fshehurazi duke u friksuar edhe prej fantazise?
Pastaj shkuarja ne vendlindje, emerimi ne pune, martesa e detyruar, lindjet e femijeve, halle qe nuk rakordonin me moshen. Dhe gjithe ky frustrim i akumuluar te detyroi te shpertheje tani ne moshen 57 vjecare. Ti kurre nuk ishe zhveshur nga komplekset dhe po plasje. Ti nuk mund te duroje me gjate se perndryshe do shkaterroje organizmin dhe do kancerizoje veten. Pavaresisht mendjelehtesise se nje manjaku provincial ty te erdhi zogu ne derë. Nje 20 vjecare pa shkolle por me buze te trasha, me instagram, me facebook, torollake, anadollake qe ndjehej inferiore nese vinte studente ne Tirane. Dhe pasi te studioi, te provokoi, te mikloi ta gjeti piken e dobet.
E le te te shajne nga breket o Shukri por harrojne keta moralistet sesi mes gjithe asaj tollovie dhe epshit te akumuluar ti nuk kishe vigjilencen te kontrolloje vrimat ne ato breke por qellimi yt ishte nje tjeter vrimë. Ti punet e shtepise ia kishe lene gruas dhe fajtori tashme dihet. Ti bere mire qe u ekspozove dhe u çlirove por une si gazetar kam tjeter hall.
Ti mallkove Ylli Pangon, ne po te linçojme ty por si do na vejë halli ne te tjereve pas teje?
Kujt do ti bjere fati tani e tutje, ndonje Shukriu republikan, çam, minoritar, lësëist,me apo pa mandat…?
Ky vend ka hajdute por nuk ka ndeshkime. Ky vend ka kurva por te mbyt hipokrizia. Ky vend ka epsh per seks por nuk ka bordello, vetem kisha dhe xhami. Ky vend s’ka moral por te vrasin nese shikon ate gocen provokuese. Ky vend ka numer te larte prostitutash ne Itali por vellezerit e tyre shqetesohen per bicikleten e Kristi Pinderit. Ky vend harxhon leke per silikon cicash dhe buzesh por per Bajram e Pashke nuk gjen dot vende te objekti i kultit. Ky vend mbjell droge e perversitet por kurre nuk po korr liri seksuale.
Tingellon qesharake se ti Shukri u bere sebep por ky vend ka nevoje per lehtesime hormonale, cjerrje maske, minimizim hipokrizije, pergjysmim pergojimesh. Ky vend ka nevoje per revolucion seksual qe te racionohet dashuria, familja, marrdhenia, jeta e nates, abuzimi, aborti, ndjenja. Ky vend nese vazhdon te jete kaq hipokrit dhe i frustruar do demaskoje pre hallit qindra Shukrinj te tjere pa dallime krahinore, politike,gjinore.
Paradite mes njerzve do bejme moral e do mallkojme Shukriun per breket e grisura ndersa naten vone kur ta kete zene gjumi gruan do shohim fshehurazi videon erotike te Shukriut e duke masturbuar do renkojme:
-Ah mor Shukri ti nuk di te besh seks. Ta kisha nje here une ne krevat ate pjeshken 20 vjecare do ia grisja breket ashtu sic e kam grisur moralit tim keto 26 vite rresht. Ne erresire natyrisht se diten jemi burra zakoni!