Kastriot Dervishi, ish-drejtor i arkivave në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kohën e Berishës,ka nxjerrë disa të dhëna arkivore lidhur me këngëtaren Alida Hisku, e cila ka shkaktuar debate së fundmi mbi jetën e vështirësive të të dënuarve në komunizëm
Dervishi në profilin e tij në Facebook shkruan:
Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6.1982. Ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të shkollës së partisë. Guxoi të shkruajë disa të vërteta. Fjalët që ka shkruar në ditarin e saj të kallëzuara fillimisht te pedagogët, kanë qenë:
-“Hipëm në tren në orën 5.30 për t’u nisur në skëterrë”.
-“Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën”.
-“Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur”.
-“Ky krevati është si i lagur dhe i vjen era myk, megjithatë, jam e detyruar të fle në të”.
-“Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë”.
-“Më duke vetja se më kanë sjellë për riedukim”.