A ndikoi vrasja brutale e Musolinit në vetëvrasjen e Hitlerit?

Shtatëdhjetë vjet më parë, partizanët në një zonë të humbur të Italisë veriore pushkatojnë Benito Musolinin pasi arritën ta ndalojnë atë në një tentativë arrstije drejt kufirit me Zvicrën. “Ju mund të imagjinoni tronditjen e tyre kur e gjetën. Ata nuk kishin asnjë ide se çfarë të bënin me të”, shkruan profesor David Kertzer – libri i ri i të cilit, “Papa dhe Mussolini” ka fituar çmimin “Pulitzer” javën e kaluar, shkruan “Foreign Policy”. Partizanët e qëlluan Musolinin dhe të dashurën e tij të re, Claretta Petaci, më pas trupat e tyre iu lanë në duar një turme të zemëruar që i dëmtoi kufomat duke i varur ato me kokë poshtë në një tra në “Piazzale Loreto” në Milano që të shiheshin nga të gjithë. Musolini dhe Petaci “përshëndetën” autoritetet ushtarake të SHBA-së, kur ata arritën në qytetin që diktatori kishte sunduar si një kukull naziste mbi territorin që gjithnjë pakësohej derisa u humb.

Musolini e sundoi Italinë nga viti 1922 dhe që prej 1925-ës ai sundoi si diktator fashist. Atëkohë predikohej kulti i propagandës që shpesh herë fokusohej tek trupi i tij prezantime të të cilit patën dominuar kulturën vizuale të vendit. Vdekja e tij u shënua nga i njëjti theksim. “Gjithëprania e tij bëri që ai të njihej ditën më pas, edhe pse qe i varur me kokë poshtë dhe trupi i tij qe përdhosur”, -thotë Kertzer.
Disa historianë besojnë tani se vdekja e Musolinit ka ndikuar edhe në vendimin e Adolf Hitlerit për të kryer vetëvrasje dhe që trupi i tij të digjej në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Lajmet e vdekjes dhe poshtërimit publik të Musolinit arritën te Hitleri përmes radios një ditë më pas, më 29 prill 1945, në bunkerin e Fyhrerit poshtë Berlinit, ku ai kishte qenë i mbyllur për dy javë pasi forcat sovjetike iu afruan kryeqytetin gjerman. “Kjo nuk do të më ndodhë mua”, tha Hitleri, sipas deklaratave të bëra nga zyrtari i lartë nazist Hermann Göring, botuar në një gazetë në artikujt për gjyqet e Nurembergut. Të njëjtën ditë, Hitleri përmbush vullnetin e tij. “Unë nuk dua të bie në duart e një ushtrie që kërkon një spektakël të ri të organizuar nga çifutët për dëfrimin e masave të tyre histerike” shkroi ai.(pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *